Caste-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 18 lug 2016
- Tempo di lettura: 2 min

Sikur të isha Gjergji i Kastriotëve sikur të isha adoptuar nga Sulltan Murati kryengritje do bëja dhe etërve nuk do ndaloja dashurinë e gjakut.
Dhe le të më gjuanin me baltë,
dhe le të më quanin tradhëtare dhe le!
***** Jam kundër çdo dhune njerëzore që ushtrohet në botë, por e kam një debësi me veten kur cënohet liria, paqja dhe ndershmëria e fjalës; jam gati të rrëmbej gjithçka që më rrethon e të shkoj të luftoj.Nuk kam asnjë mëshirë kundër ligësisë.Ka qenë, është, e do jetë fitorja e njerëzve që kanë dritë dhe mirësi në shpirt.Atyre u takon bota, atyre dhe pushteti. ***** Dashuria është më e rëndesishme nga urrejtja, Urrejtja është urrejtje, Dashuria lind dashuri... ***** Kur të vdes mos më sillni lule mos mbani fjalime dhe me fjalë bajate më mjafton një kaba me klarinetë më çmend një këngë me iso labe
Dhe nëse ju thonë, pushoni, turp se nuk këndohet në vaki ma bëni një nder të fundit ngrijeni zërin, çik më shumë ***** Mos u trishto kaq shumë shpirti im: mos qaj, mos qaj, jeta ime e shtrenjtë mos qaj, mos qaj, dhimbje që dhëmb mos qaj, ëndërr e celur në asht. ***** Dëgjo, unë dua të të mbys.Për inat.Më kupton? Mos më mbaj mëri.Mos qaj.E përvelova shpirtin tim të mjerë. Me këtë dua të them se je fajtor që më largon nga ty, Ëndrra ime, frymë, jetë e dashuri.Mbarova! A di sa më dhëmb? Të dua, në heshtje, me shkrepëtim agimi, po vdes; Të dua, me gaz e hare.Në pa fundësi, në gjak.. Qelizë më qelizë, prekje më prekje, në ditën plot dritë, në natën e zymtë, Fati im i vetëm. Shpresë e ngjallmi të ndjej... Mos ik nga krahët e mi, nuk iki nga përqafimi yt; Nuk të betohem.Përulem në gjunjë... Sonte, mos dëgjo.Më gryejnë mendime të marra, Llahtaroj të të shtrëngoj fort, llahtaroj të të puth...
Comments