NJËZET VJET-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 20 lug 2016
- Tempo di lettura: 1 min

Njëzet vjet nuk u ngope të më duash Shpesh thua pa ty nuk mund të rroj; Ngjan një përrallë e kohëve të largëta, Ti s'e di po kam filluar vërtetë ta besoj.
Kaluan e shkuan vite të tëra Në dimër e në verë ishim bashke; Kur në gjak mbolle dy yje nën dritë komete, Shkurti dhe maji sollën nga një djalë.
E prapë, nuk u ngope të më duash Në puthjen time u trete si qiri; Në dhimbjet e mia zjarret shuan, Në borë, në diell, në shi.
E unë e bekoj Nënën tënde, pafund. E bekoj çastin dhe orën, që u shfaqe. E sinqerisht nuk di kush e solli fatin lumë Me erë mali, me këngë e valle.
Por jam e sigurt, e sigurt jam, Që rastesia na befasoi ty e mua Por jam e sigurt, e sigurt jam, Që unë dua ty, ti do mua.
17-12-2012 16:25 20-7-2016 12:09
Comments