top of page

POETJA QE FLET GJUHEN E DHIMBJES, ANKTHIT DHE NDARJES DASHURORE-Edlira Jorgji Doko

  • Anna Andreevna Achmatova
  • 25 lug 2016
  • Tempo di lettura: 2 min

Kam lexuar nje buqete te mire me poezi nga Anna Andreevna Achmatova, dhe eshte impresionuese se si dhimbjen, ankthin dhe ndarjen dashurore e trasformon ne art, ne melodi te trishte, ne kenge qe fluturon shekuj. Nje sakrifice gjeniale. Poetja nuk flet gjuhen e egoizmit, egocentrizmit, por frenezine njerezore qe shkon pertej limiteve te imagjinueshme, pasionit te semure duke nxjerr ne drite dhe pjesen tjeter te medaljes qe ka njeriu. Ate gjendje shpirterore qe nuk duhet te fshihet por te kompozohet me romanticizem realistik, dhe mendor, per te krijuar jo vetem poezi, por edhe mesazhi te percillet autentik. Shpirti i lire, ka liri. Ne poezine " dollia e fundit" kemi nje kuader perfundimisht te zhvilluar, si nje grua qe thyen ligjet e brishtesise, eshte ne ikjen e fundit, ne strehen e fundit; dhe kur poetja thote "dollia e fundit", kam parasysh se mendonte "vuajtja e fundit", "deshperimi im", "varri im", e nuk ka nje tjeter zgjidhje;"Pi ne nje shpi te shembur" shkruan ajo, "jeten time fatkeqe" vetmine bashke me ty; Por kjo dehje qofte poetike, qofte me akol (mendoj kete te fundit)krijon vargun origjinal e me fryme te paster, prek thellesite e territ, e qe aty nuk ka me nje "tej" vec loteve; Bukuria e lotit qendron se kur eshte i nxehte qan embel, kur thahet, ngurtesohet dhimbja; Prandaj me pas, kalon ne akuz"tradhetar" "syte e tu te akull": mbyllja perfundimtare, ku skarson drita dhe bota duket e vogel vrastare e mizore. Eshte e turpshme, thashethemet jane buka jone e perditshme, por kur lozim me njerez me te dobet nga ne, behemi domosdoshmerisht me te dobet, me te ulet nga ata qe qendrojne ne kembe dhe perballojne situaten; Se fundi ajo denon dhe Zotin, qe nuk eshte prezent, te pafuqi. Me pelqen kjo gjuhe ne dashuri.Eshte e vertete dhe shpirti im minus 1% i papersosur e pertyp kaq embel, e parapelqen, e llahtaron kete fuqi poetike brilante. Verona me 25 korrik, 2016 4:18


Comentários


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page