top of page

AJO GRUA E VOGEL KAQ E MADHE-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 26 lug 2016
  • Tempo di lettura: 1 min

Aliki Vougiouklaki

Ajo nuk ishte nje grua, me tipare te forta, Nuk ishte nje grua e gjate, selvi, Nuk kishte sy te medhenj, ullinj Nuk kishte ecjen, me hapin e gjate, Nuk kishte floket, geshtenje Buzet e medha, o qerpiket e gjate; Ishte nje grua me tipare te embla, perkedhelese, Ishte e vogel ne trupin e saj, kokone, greke, Kishte sy te vegjel , dy diej E ecjen e lehte, si hyjni Dhe floket lyer, me kena bjode; Ishte nje grua e vogel, plot jete, e brishte, Dhuronte jete cilido, qe ndodhej ne udhen e saj; Nje shishe me vere, e vjeter, pafund Nje arome e kendshme, qe vjen cdo pranvere, Nje shi i bute dashurie, ne renie; Nje qenie divine, nje mrekulli; E tera nje dashuri, unike, gjeni Qe nuk te ngopesh duke e ndjekur, nje idhull, Nje histori me vete, legjenda e kinemase, Teatrit, kabarese dhe kenges.

Kur te shikoni gra te tilla, amanet, Mos i lini asnjehere vetem, mos i baltosni Mos i qortoni, mos i tradhetoni: Vetem i dashuroni, i dashuroni...

Verona me 26 korrik, 2016 20:27


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page