IBRAHIMI-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 12 ago 2016
- Tempo di lettura: 1 min

Ibrahimi nje djale shtat lis, bjond me sy deti, ecte kokeulur, pak i krusur, pa pershendetur njeri, mbushte uje ne burim, me nje bidon te vjeter, duke fershellyer nota kenge.
Me kujtohet fshati Beshisht, fshataret, te internuarit vinin e iknin si zogj shtegetar, qe punonin si buajt ne ara pa ngritur koken, dhe ndonje pergjues qe ndiqte me bisht te syrit edhe frymemarrjen, te klithte si lakuriqet ne muzgun e thelle.
Ibrahimi, me i riu nga grupi, si trendafili mes lulesh, mes fluturash, nuk ishte i padukshem para tyre, gjithnje i dashur, mbizoteronte embel e pa frike ne thellesite e shpirtit, perzier nga endrrat, gjer tutje ne ikjen e tij.
Po kush ishte ky engjell? Pse i cmendur?
Nuk e kuptova boten prej flake.
Kam ndjekur cdo hap, permes qiellit gri, mes zerave te tretur, megjithese kane kaluar shume vite, rrjedh nje mendim i qarte, ne ato shtepi perdhese mbi koder, qe u capit ne palce te trurit...
Vshtrimi i tij i brishte, ngulitur drejt horizontit, dhe ato duar te buta, qe u bene gjithe kallo, sot, kushedi nese ka fluturuar larg ererave e egra, ne diell.
Une isha shume e vogel por e mbaj ment fare mire, qytetarin delikat, djaloshin e huaj...
Verona me 10 gusht, 2016 21:33
Comments