top of page

NE EMER TE FEMIJERISE-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 13 ago 2016
  • Tempo di lettura: 2 min

Shikoni ate fshat diku lart ne nje koder Me shtepi perdhese mbuluar me trendafila; Atje fle femijeria ime e brishte e embel Nen portokalle e lulezuar; E them: do shkoj kete vere, te bej valixhet prej stofe Mbushur me rroba dhe parfum, Por gjithcka permbyset: gjithcka ze vend Ne boten e heshtur. Oh! Sa zgjat ky durim i ngrysur qe torturon me mall Zerat e ngazellyer te moshes! Oh sikur Te arratisesha vec per pak!Keshtu poshte lekures time Te genjeja imagjinaten! Dhe prap kthehem ne mendime Qetesoj shpirtin pa pergjigje, Duke u ngjitur ne malet e endrrave, pemet e shpreses Ne qiellin me te gjalle.

Kam plane, o njerezit e mi, ide te cmendura Harten e viseve kam bere tatuazh ne kenge, Dhe dallandyshet ne tufe te cicerojne: vetem per ne Zogjte e ikur, emigrante. Ate nate te derdhen buzeqeshje te shfrenuara: Pa kushte! te ngrihen dolli me raki e vere Koha te kthehet mbrapsht nga cdo njeri prej nesh, O mos lame gje menget? Pa kushte! ne motin e vjeter Mos deshironi te shtoni dicka? Mos fola pak si teper une? I dua ato kodra, Vjose e Shushice E dini si degjoj gurgullimat? Perposhte ne fushe Era sjell fragmente femijerie, dallgezimin e grurit Neper bajame kengen e pafund te gjinkallave, keshtu ushqej Kujtimet qe vijne e ikin dhe prap kthehen. Aty ne aromen e manushaqeve te egra, shoqeruar me iso Labe Sikur udhetojne vargjet e mia gjithe ngazellim, Qe nuk ndalojne vrullin as para uraganit A nuk eshte mrekulli? Ti fshati im, ti femijeria ime, ti gjalleri, C'kenaqesi qe u rrita mes jush! Ty, te perkushtoj, e te bekoj ne shekuj, Frymen me te sinqerte do te jap , Pershendetjen e gjakut, trashegim ne duar Te bej dhurate. Aty mes rremujes e peshperimave te fshehta, Ne cicerimen e fuqishme te dallandysheve: vetem per ne Zogjte e ikur, emigrante. O fshati im, o femijeria ime, o gjalleri, C'kenaqesi qe u rrita mes jush!

Verona me 13 gusht, 2016 18:50


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page