top of page

Cast-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 14 ago 2016
  • Tempo di lettura: 1 min

Plakja nuk njihet ne lekure them une, Nuk duket nga floket e rena o ngjyre gri; Dihet me kohe humbasim nga pak natyren Dhe toka ndryshon nuk jemi me te rinj.

Edhe mua qe me shikon dyzet diej, Muzgu dhe nata do i pertyp pa meshire; Packa se pa turp ne vjeshte do te vjere Te ushqehet me mish me vere safi.

Dhe ashtu, dua ta shikoj tiranine e vjeter, Me buzet plot jete, e me syte plot drite. Dhe po nuk u ngop, do ti jap dhe tjeter Qe te stolistet koke e kembe me prike.

Por fajtor miku im, nuk ka fajtor, Ai qeveris atje, Ai qeveris ketu! Ai krijoi yjet, hene e meteore;

Ai ben paqe, Ai shpall lufte!

Dhe qeniet qe perbuzin rrudhat e moshes,

Ne motin e pranveres nuk luajten si femije;

Nga gjysherit nuk pane perkedhelje e buzeqeshje,

Ndaj thone te tjereve nje ferr me lemeri.

Hiqe nga mendja plakjen dhe gezohu jetes,

Fshije lotin e vetmise ne flaken e shpirtit tim:

Dhimbja eshte njelloj, nuk ka sinore, as fe,

Keshtu kendon Zoti yt, keshtu kendon Zoti im...

Verona me 14 gusht, 2016 17 :32


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page