top of page

Caste-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 13 ago 2016
  • Tempo di lettura: 2 min

C'kane syte e tu - pse me magjepsin? C'duan ne enderr - pse me lene pa gjume? E loti i dashurise - pse qendron pezull? Pse lut nje puthje - pse nuk me puth?

Oh shpirt im, dhe i flakeruar, Qe digjesh, qe dallgezon, Fuqishem e eger zemeruar, Bjere si shiu, fryme piko.

Nuk shikon vrullin e flakes? Nuk degjon zemren e cmendur? Nuk ndjen shpirtin kryengrites? Nuk u lodhe duke endur?

Puthem o shpirti im, Puthem o jeta ime, Puthem o drita ime, Nga rrenja ne gjethe..

Puthem cdo degez, Puthem lule celur, Puthem o fryma ime, Nga rrenja ne gjethe.

Si ndricon kjo mbremje fillim gushti aty ne syte e tu shikoj fushat me lulekuqe e neper gishta te kryqezohet fryma e fatit

E nje puthje rebele valezon ne ajer sikur te vallezoj per ne te dy ne nota te brishta nga rrezet e diellit

Por qielli ne fund vere fillon nga shirat tani bie shi e pas natyra ndryshon perseri toka mbulohet nga ngjyra shumengjyreshe ashtu si ndodh me mua, ashtu si ndodh me ty.

Verona me 13 gusht, 2016 22:40

*****

Sa here udhetoj me ty

kam etje, per jete te shfrenuar!

Sa here mendoj ne heshtje

boten me poezi kam shtruar!

dhe nuk mbaron aty shperthimi,

lendinat, pyjet dhe te gjitha lulet,

u jap, ngjyren e qiellit, thellesite e detit,

te gjitha dhimbjet, te gjitha gezimet,

i bej te kendojne per hatrin tend... Verona me 14 gusht, 2016 15:00

*****

Asnje, o shpirt, asnjehere nuk do ndodh

te marr driten e syve te tu per mua:

nuk jam grenxe, ne kopshtin tend!

ndaj, mos u tremb, mos u tremb.

Po sikur te kerkoje driten e syve te mi

nga dite dhe le te behesha nate,

e diellin mos ta shihja, lulet dhe buken,

prap, do ti jepja syte mi, prape... ed

Verona me 14 gusht, 2016 15:40

MONOLOGU I EMIGRANTIT

Eshte thinjur nena o eshte plakur? Kam mall, shpirti m'u dogj. Sikur te isha krahet e saj.

Verona me 14 gusht, 2016

UNE NUK DI C'ESHTE SINQERITITI...

Une nuk di ti c'eshte sinqeriteti, Po po rrefej jeten qe jeton brenda ne te, Si njerezit, e shperdorin, besimin e tij, Qe papritmas e shendrojne ne genjeshter; Kur cdo dite, cdo here ofrohet me ndershmeri, E te tregoj jeten si ne nje film. Pa shume komplekse, zhgenjimet, lavdite, Si nje lume ne rrjedhen e qete, Si ne diten e paqes e te dashurise. Sepse kjo kenge: kendohet embel gjuha me e bukur ne bote.


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page