top of page

Diellit-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 20 ago 2016
  • Tempo di lettura: 3 min

O, jete plot drite.

Zjarr. Kenge. Pervelues.

Avulli dhe ngrica ne palce.

Pranvere. Vere. Vjeshte. Dimer.

Je i gjithi nje magji.

Zgjohem. Hap dritaren. Udhetoj.

Ne cdo shteg. Ne cdo gjurme. Lule dhe dege.

Ne gjunje

Puth token ku kalon ti... Verona me 20 gusht, 2016 12:09

*****

I dashur.

E verteta eshte se mungon ti, fryma jote, e gjithe heshtja, syte, fjala e shenjte.

Me mungon ti,

dhe nuk di sa mundet

te duroj

zemra e mbushur me dhimbje.

Verona me 19 gusht, 2016

*****

Me kujtohet kur isha e vogel, jeta ime, ajo rruge e gjate per ne fshatin Beshisht. Ishte, nje fillim -pambarim. Ne dy cepat e rruges, mbushur me plepa, te shendoshe, por gjethet shkelqenin, ku ngjyra e gjelbert e forte te shtonte frymemarrjen. Nga larg dukej nje trekendsh, kendet prekja me dore, mendja kulloste gjer ne pafundesi. E kilometroja ne enderr me syte hapur. Por ajo largesi afer-larg..gjeresi-ngushtice e thelle ishte perfekt: nje natyre e cilter ne te cilen ngjyrat jeshil-verdhucke- kafe anemike riperseritej cdo vjeshte. Dhe kjo ishte metamorfozi piktoresk e nje poezie Nerudiane pa fund, sepse ne pranvere celte sythe e gjallerohej trungu e, sa ngrohej koha, o temperatura ne rritje o pak lageshtire o era e lehte o te tera bashke, aty hapte dyert parajsa. E nuk kishte nje te dyte!

Qe ajo kohe, kur leshonte pushin e bardhe, si pambuk, qe une e gjuaja me kembe. Ne dore kisha gjithmone nje cope buke misri, pjekur me dashuri nga nena e qe ishte kaq e shijshme, e lepija gishtat me vaj e kripe e mblidhja me gjuhe therrimet e fundit...kaq sa me bien jarget tani, neps, per ata qe perbuzen e nuk provuan kurre, jeta ime. E humben kete shans!

Prane meje nje hije qe nuk i shqiste syte - qengji i femjerise - lozja me te duke kaluar nga nje dore ne tjetren gje qe e bente me te zdervjellte e me bente prit. Sillej perreth, ngrinte dy gjymtyret e para e zgjatej, te kafshonte ndonje cope, rracionin e detyrueshem.

Duke ecur- gjeja fole kashte te rene nga larte-me veze zogjsh me siguri padashje nga ndonje nene e re o era kishte shqelmuar deget. Sa veze e pafat ! Edhe njehere fati luan bixhoz, zera qe nuk do kendojne asnjehere, nuk do marrin udhen e qiellit, cuditerisht ku cikli mbyllet pa filluar. Ne kete menyre, kursyen dhimbjen, as pane as degjuan, nuk njohen diten nuk njohen naten, nuk qeshen me diellin nuk qane me henen, si nje fare pa toke.Me ne fund, mbas shume debatesh ne mendime, e merja ne dore nga kurioziteti pastaj e vendosja ne rrenjet e pemes shumevjecare, duke ditur mire, fatin e saj.

Oh, gjurme te padegjuara, perse nderthuret keqardhen time? Nuk ka pergjigje!

Pak me tutje tek "Qafa e Zallit", aty ku bashkohen kodrinat, e merr perposhte per ne Vjose:cel rigoni e mmm cfare parfumi, nje kenaqesi dhe tani qe e kujtova.

Perballe ne qiell dukeshin rete e zeza te naftes qe digjeshin me nete, muaj ,vite te tera, puset e Patosit e ndodhte te shperhente ndonje me shume, pak a shume si fishekzjarret ne fundvit o ne feste holivudiane. Kureshtare shikoja me ore, ate flake te cmendur qe ngjitej ne qiell pa shkalle e kerkonte syte tane deshmitare e shqetesonte sintonine e qetesise, te tingullit dhe kenges qe kendoja.

Muzgu ishte i kuq dhe cik i eger ne perendim e dielli hidhte vjedhurazi nje shikim ne token e zhveshur e humbiste pas shtepive te fundit. Pas frynte ere e lagesht e Shushuces e prekte mullagat e kajrafilat ne vazo mbi cimenton e dritares.Pas thahej balata ne kryqezim te rrugeve e bente nje kore te fort. Siper saj dukeshin qarte format e rrotes se qerres e kemba e zbathur e imja.

Kur beja kthimin per shtepi, rruga behej per cudi e shkurter, e kembet ishin me te shpejta, sikur te kisha nje pellumbeshe me krahe sekondash.Kisha mall, kisha fryme, kisha fuqi, zemer qe pomponte mijera ne te qindat e shpirt prej flake si hamulloret ne ditet e gushtit, si rosat dhe patat ne ngritje nga toka duke pertypur ate pak grur, te mbetur nga shirja.. Si uji i rrembyer qe vinte nga "Korija" mbushur me shi vere e derdhej tej ne perrua... Verona me 30 prill, 2013 22:07 -Verona me 19 gusht, 2016 19:12


Kommentare


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page