Caste-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 20 ago 2016
- Tempo di lettura: 3 min

E KAM ZEMREN NGJESHUR ME KENGE... E kam zemren ngjeshur me kenge.. E kam shpirtin plot me lot.. E kam trupin plot me jete.. Pse ndricon kaq shume imzot?.. Verona me 21 gusht, 2016 00:52
SONTE Sonte jam e dehur. Sonte kam krahe. Sonte eshte pranvere, Sepse te kam prane. Verona me 21 gusht, 2016 00:43
Ka raste te puth pafre - buze e sy. Verona me 20 gusht, 2016 22:11 Nata eshte preheri i dashurise. Aty, ku lind pasioni, aty ku heshtja behet jete, per te puthur buzet me ritem e plot flake... Verona me 20 gusht, 2016 21:56
Cdo fjale, jotja, behet poezi sepse shpirti brenda nuk di te heshte. Verona me 20 gusht, 2016 20:08
Asnje dashuri nuk vret me shume sesa dashuria qe fle ne shpirt si nje peme ne dimer e pret te zgjohet ne driten e diellit. Verona me 20 gusht, 2016 22:02
QETESI POETIKE Te gjithe flene. Dal ne kopesht e mbushem me kenge, Te qaj dashuri. Verona me 21 gusht, 2016 00:40
DYMBEDHJETE KEMBANA E GJYSEM Dymbedhjete kembana e gjysem, Trokiten ne zemren time Te dua! Verona me 21 gusht, 2016 00:30
FUND VERE 2016 Shkrepetima ne qiell Toka eshte qull Une s'kam gjume. Verona me 21 gusht, 2016 00:27
NE KOPSHTIN TIM Degezat e ullirit ne ere Vallezojne pas mesnate, Si te rinjte ne puthjen e pare. Verona me 21 gusht, 2016 00:21
PA MUSHKONJA Llambat ne qytet Si zhytesit e shpellave, Mushkonjat jane zhdukur.. Verona me 21 gusht, 2016 00:15
TROKELLIMA KUAJSH Bie shi gushti Si trokellima kuajsh te eger, Gjinkallat kendojne kenge dashurie. Verona me 21 gusht, 2016 00:04
VERONA FUNDVERE 2016 Qiell me yje e me shkreperima. nata eshte e thelle. fryne ere e forte. 22:00 Rane serish kembanat. ora eshte dhjete pas darke. une shkruaj. 22:01 MBRET Te dija sadopak, sinoret e diellit, te rrahurat e zemres ne kraharor, ne cast do zbrisja, te gjithe qiellin, e me yje ta stolisja nje kuror... 22:05 POEZIA hyj e dal nga shtepia mbledh ererat, kengen e nates, erresiren dhe e bej drite. 22:17 Ketej zerat e filmit-andej zerat e makines brenda ka drite-jashte eshte nate. Une shkruaj. 22:21 Tek dilja jashte u fut nje flutur eshte laramne, ngjyre e erret e ndoqa serish jashte. 22:32 edhe sonte eshte nate e kalter por nuk di pse jam e trisht gezimi nga syte me humbi. cudi... 22:34 deshiroj te bie shi dhe sonte gjemimet jane te gjalla ne qiell por larg nga ketu. 22:36 kendon nje zog mbi cati nuk shikoj cfare ngjyre, o c'soj eshte tenori i nates. 22:41 nuk e gjej diellin ne radarin e shpirtit as ne trokellimat e zemren nuk jeton nata behet me zeze, erresira me e thelle heshtja behet kenge, kenga ndez lot. 22:45 po iki te bie shpejte kesaj here te ve syte ne gjume se vete nuk fle po me pare do kthej nje gote vere te genjej mendjen qe rehat s'me le. 22:51
I mbylla yjet ne rrethake henen e cova ne gjume dhe rete te mbledhin blegerimen e nates. 22:59
Zoti im, Ti qe jeton larg, mijera hene, e qindra diej, me thuaj: Si mund te kete njerez me shpirt te vogel kur te gjithe, na lind njelloj? Nese nuk ke pergjigje, nuk ligeshtohem. Por nese e ke nje, bertit fort, te shkulen malet te tunden fushat, ngjiti detet ne revolucion, dhe bej te qetesohen thellesite dhe erresirat qe mbajne peng ne qeli, te burgosura, pa ngrene pa pire endrrat e eterve tane: Bertit!!
Verona me 21 gusht, 2016 23:11
FRIKE NGA E VERTETA
E verteta eshte gjithmone frika, se nuk me ke dashuruar asnjehere trembem nga kjo cmenduri e nuk gjej paqe me veten humb ne shpirtin e vuajtur. Por, sinqerisht, nese eshte keshtu do preferoja heshtjen tende. Nje fjale me teper mund te me sjell vdekjen e shkrete. Verona me 22 gusht, 2016 19:32
Comments