SELENE - Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 29 ago 2016
- Tempo di lettura: 1 min

Jam fillimi dhe fundi maja me e larte, humnera me e ulet ne kete bote kaq te vogel ne nje pyll gjelberosh ne nje shkretetire pa harte ne nje ujvare perendie,
ne lulishte, kopshte, fusha pafund DRITE ku dielli merr jete ne buzet e mia te arta HENE e rrezet shumefishohen, gjak e terbim si lirika e Eseninit, peisazhi i Naimit, vaji i Cajupit, si melodia e vjeshtes, ekuinoksi ne hemisfere; jam kenga dhe melodia pentagrami i historise, albumi singel nota e dhimbshme - Records ne dymije vjet shkruar regjistroj ringjalljen e femijerise rijetoj te kaluaren, te tashmen, te ardhmen ne nje buqete endrrash; jam fillimi dhe fundi kitarra e marre - Hendrix batteria komplekse - Famularo diskografia e arte, studio, dhe volumi: nje keg plot me dinamit qe kendoj vec gjuhen time! Jam fillimi dhe fundi jetoj, mbi pese miliarde ne toke, ne qiell; une uria pjellore dhe mekati i lashte, rrotacioni riprodhues, qartesia e dites, jam fillimi, dhe fundi.
Comments