top of page

Poshte nje qielli me yje-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 30 ago 2016
  • Tempo di lettura: 4 min

Bregdeti i Xios viti 1998 ne "Mavra Volia" - une, ti, ne nje nate gushti

poshte nje qielli me yje si mijera trendafila te bardhe brenda nje trupi te vetem te kuq, mbi zall te zinj djegur nga vullkani

mes fytyrash dhe gjuhesh te huaja duke degjuar e kercyer "Zorba"

vallet tradicionale te ishullit, dhe zeri i dashurise qe therriste: baba, baba...manula mou... duke lozur gezueshem me valet e Egjeut.

Vere e ndricueshme.

Oh si dhemb kjo zemra, oh sa me dhemb. kur troket ne dere, si gruri ne leme, si me te qeshur shpirtin ma rremben, Ne te genjefsha, gjumi mos me zente.

Ne te genjefsha, gjumi mos me zente, Oh si dhemb kjo zemra, oh sa me dhemb. E dhembura perendi, pa drite me lente, Ne te genjefsha, gjumi mos me zente.

Oh si dhemb kjo zemra, oh sa me dhemb, Here me shtrydh ne kupe, here me shpon si gjemb, Ne te genjefsha, gjumi mos me zente, Oh si dhemb kjo zemra, oh sa me dhemb.

Jam xhindja e eres, zbres si magjia, Vij e te marr mendte, te shtohet zilia, Nje perkedhelje te tunde, ne krahet e mia, Terbohesh nga zjarri, digjet djaleria.

"Me mori malli per syte e tu, syte e tu, qe kaq shume i dua."

Po cfare justifikime shkruhen!

tradhtia eshte tradhti dhe nuk ka nje te dyte!

.. pike!

I pafalshem, kur eshte me faje.

KUR IKEN DIELLI NGA QIELLI

Kur iken dielli nga qielli, Kur iken dielli nga qielli, Vdiset! bota nuk ndricon.

Lulet ne kopesht vyshken! Zogjte nuk kendojne! Vdiset! bota nuk ndricon.

Ajri eshte i lagesht! Shiu mbi qerpik! Djerre, toka pa drith...

Gjithe yjet ne petkun e kalter Mund te ikin pa drejtim Ne pafundesi, pa adrese, Asnje, nuk mungon, asnje...

Je nje drite qe vezullon ne mua! ne mua! ne kete erresire qe na rrethon...

"Demokratet modern" jane nje specie ne evolucion, ne rritje, ne shumim dita dites. Eshte ajo pjese e vuajtur ne rinine e pare padrejtesisht o drejtesisht qe ne te kundert te tregoj paqe dhe dashuri behet e eger, tinzare e ziliqare duke shkaterruar cdo ndertese, tradite, hyjni qe paqyron bukur identitetin o origjinen e fisit. E megjitheate, kjo nuk ndodh. Nuk do ndodh kurre, sepse me te drejte nuk u sheruan nga dhuna. Ajo dhune qarkullon ne gjak e trasformohet ne hakmarrje. Mjerisht, po nuk hyri pushteti, po nuk hyri ligji do behen pushtet do behen ligji. Pyetja ime: a eshte e drejte ??? Verona me 31 gusht, 2016 9:52

Si shkrepetin koha ne fytyren e jetes, Dhe zogjte kerkojne paqe, kerkojne horizont, Nje dashuri te vjeter, nje buzeqeshje te pashuar, Dhe nje zemer te mbjellin endrra.

Sa shume melankoni ne syte prej drite, Sa kenge pakenduar, sa fjale te pathena, Sa sekrete rremben heshtja e eres, Gjakun e tokes mbi qerpike mban hena.

Sigurisht qe

bukuria nuk eshte gjithcka

por kur serviret e shoqeruar

me dije dhe kulture

behet nje ikone,

gjer ne persosmeri.

Lum kush i gezon te dyja.

FJALA...

Ka fjale qe digjen si kashta, Ka qe bejne prush prej lisi; Ka fjale qe jane te rreme, Ka qe sinqerisht ndryshon boten..

Ka fjale qe kane dritare, Ka qe ndertojne mure; Ka fjale qe kane muzike, Ka qe dhembin ne zi...

Ka fjale qe sherojne, Ka qe vetem plagosin; Ka fjale te mencme, Ka qe jane injorante...

Ka fjale qe jane te ndershme, Ka qe jane te pabesa; Ka fjale qe jane te cmendura, Ka qe jane te shendetshme...

Ka fjale qe flasin shekuj, Ka qe harrojne veten; Ka fjale qe thone " te dua", Ka qe thone vetem "pse"...

Ka fjale qe jane te thella, Ka qe jane te cekta; Ka fjale qe jane zengjine, Ka qe jane te varfra...

Ka fjale qe bejne roje njeriut, Ka qe dalin siper ujit; Ka fjale dyshuese e tradhtare, Ka qe mbeten fisnike...

ed (fjala si gruaja) Fundjave te gezueshme per te gjithe.. Ngrohtesi ne zemer e drite ne shpirt.

KUR MUNGON LIRIA

Dhe nuk rebelohesh asnjehere me kundershtaret, o me miqte, o me Zotin, o dhe me veten, nuk je i lire je skllav i mendjes e pregjykimit, nuk ke mesuar te ecesh. Te besh friken te fluturoj; nuk perballojet jeta e mira e keqja nuk ke pushtet te jesh padron i shpirtit mungon liria... eshte fatkeqesia me e cmendur. Verona me 2 gusht, 2016

Kur kendoj jam e dashuruar, kur jam e dashuruar kendoj! ed

PARIS Ka nga ato vende qe i enderron nje jete te tere per te udhetuar, ashtu si Zarigoga ne qiell ne pranveren e re. Ndryshon, busulla e mendjes, kur liria e shtypit perqesh vdekjen, e shendron ne bisnes. ("satira" vrau serish, kesaj here Italine-Paris 3 shtator, 2016) Verona me 3 shtator, 2016 16:30

Nate e embel. Ashtu si nje puthje e deshirueshme. Aty ketu shetis ne kopsht. cast

Mos kerkoni ne qiell. Eshte arratisur nga galaktika Dielli lind ne zemren time. cast

Nuk e di, per cudi Sonte yjet jane prej smeraldi Nuk e di, per cudi cast

Nuk zura asnje xixellonje sivjet. Kane ikur ne ndonje qytet tjeter: Se te ishin duke fluturuar do t'i shihja. Nejse, qendroj vigjilente, nuk i dihet. Dhe ju qe me lexoni, me ngazellim, qeshni, pini, qeshni! Mbremja me mban me hater sonte, nuk do te iki: e flladi joshe dafinat. cast

Jeta ime eshte imja, dhe ne te hyjne familja e origjines nga te dyja palet, familja e re e imja, fshati im, atdheu im, atdherat adoptues (Greqi e Itali), flamuri im dhe flamuri i tyre, kultura ime dhe kultura e tyre, feja ime dhe feja e tyre dhe asnje, po asnje, nuk mund te shkruaj gjerat qe kam jetuar une. Verona me 4 shtator, 2016 5:05

Nga sot e tutje ka nje Peshe tjeter te mbash Emrin Shqipetar. Nderoje. Verona me 4 shtator, 2016 5:07

Nje gje eshte e pashterrshme ne toke:Drita e Nene Terezes. Verona me 4 shtator, 2016 5:20

HYJNESHA ME GJAK TE FISEM -NENE TEREZES- Miresia e Saj - eshte e vetmja menyre per mbushur shpirtin me drite, per te mbuluar zemren me diell.. sofren plot ne kohe zie, e duke ecur ne shtigje te sigurta me hap te mencur; duke marre nga jeta gjithcka njerezore. Verona me 4 shtator, 2016 5:32


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page