top of page

Duke shetitur ne vargjet e DRITEROIT-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 12 set 2016
  • Tempo di lettura: 2 min

- Mendime mbi poezine "I Perndjekuri I Dashurise" -

Nuk fsheh adhuroj shpirtin rebel, ata qe gjithcka e krijojne me dinjitet, qe binden e nuk binden rregullave shoqerore, ato qenie pa krenari te semure, sepse jeten e tyre e ndertojne mbi themele te shendosha ne te cilen shtojne pilstra te qendryeshme ne kohe, me kohe, pergjithmone. Kjo zotesi ndodh edhe me poetin tone Dritero, nje poet njerezor e shqiptar, me poezine e tij brilante e dridheruese "I Perndjekuri I Dashurise" qe eshte simbol i dashurise fisnike, kenga e vertete qe tejkalon cdo prizem e fuqi te fjales e hyn ne thellesi te sjell ne drite te verteten reale e te dhembur. E pretendon sic duhet te jete, me pasion e me drejtesi. Filozofia kesaj poezie ka dy kendveshtime:politike dhe dashuri mishtore duke mbajtur origjinalitetin pa shume "une" e "ti".

"I Perndjekuri I Dashurise-Dritero Agolli

Une jam i burgosuri yt

Rroj me prangat qe ti me ke vene

Po cudi as qelia s'me mbyt

Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze

Kur ti prangat m'i hodhe ne mish

Une i putha duart e tua

Eshte rast i pashembullt ta dish

Qe xhelatin ta puth a ta dua

I perndjekuri yt erotik

I perndjekur te mbetet gjithmone

Erotim i mire a i lig

Hidhmi duart ne fyt, torturome

Ky burgim sa do zgjase s'e di

I perjetshem do kisha deshire

Vec ti eja me shih ne qeli

Te perndjekurit tend i vjen mire."

Poeti pushton me fuqine e krenarise dhe vuan kaq embel sa te burgos vertet. Dhe puth duart e katilit\es qe e denoi. Cmenduri brenda ne cmenduri, qe ne kaq elegance perben nje kryengritje gjaku. Por ne qeline e mendjes, autori e sheh veten te dominuar nga dashuria, me perulesi dhe gjuhe te bute, pothuajse lutes, me deshire. Nje monolog dashuror ne vetmi duke shpresuar pa u lodhur, gjer tej pritjes.

Verona me 12 shtator, 2016 15:20

SHPIRTI REBEL

Nuk fsheh adhuroj shpirtin rebel,

Mosbindesin e ligjeve njerezore,

Se gjithcka e krijon me dinjitet,

Jeten nderton-mbi themele te shendosha,

Oh, qenie pa krenari te semure!

Nje pilster i qendryeshem ne kohe, me kohe,

Nje kenge fisnike e dhembur,

Kaq me pasion e drejtesi.

Enderronjes, miti Driteroi...


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page