DHE DO VIJË NJË DITË…Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 16 set 2016
- Tempo di lettura: 1 min

DHE DO VIJË NJË DITË…
Ata që shpenzojnë fjalë të bukura për lirinë Dhe në duar mbajnë pranga e zinxhirë, Dhunojnë shpresën në çastin e lulëzimit Dhe shkelin lulen e porsa mbirë…
…duke e mbledhur në një thes tagjie Demokracinë ..
Nuk e di në se do të ketë paqe Për mijëra të flijuar në orient Për nënat e veshura kallogre Për vajzat që përfunduan nën violencë.
Por di që të gjithë do përgjigjen Një ditë të drejtë e të vështirë, Përpara një gjyqi Që s’do ketë mëshirë…
Comments