FLIJIME TË KOHËVE MODERNE- Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 16 set 2016
- Tempo di lettura: 1 min

FLIJIME TË KOHËVE MODERNE
Më duket Po kthehet në modë ardhja e shtrigave.. Virgjëresha në emër të zotit përdhunuar, Do t'ju lirojmë nga djalli, - thonin ekleziastët, Ndaj pranojeni me dëshirë vdekjen tuaj !
Njrëzit të demonuar qëllonin me baltë, gurë Në kufomat e ngrira, ku avullonte pafajësia, Dhimbjen përtypnin në turrën me drurë, Loti kullonte gjak..dyfish, trefish pabesia..
Ku ishte zoti, që ato luteshin çdo ditë , Kur flaka përcëllonte vitet më të brishta? Si xhindet merrnin qiellin ulërimat për dritë, Ktheheshin në engjëj, me fytyrë prej Krishti.
Dhe sot këto skena barabare i shohim, Veshur me stil modern të shekullit të ri Burra të dehur, me sy të kuq, të egërsuar Vrasin e presin gratë, i bëjnë fli .. ..po kujt ?!
Commentaires