SKLLAVËRIA MODERNE - Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 16 set 2016
- Tempo di lettura: 1 min
SKLLAVËRIA MODERNE
U ngall qyteti i skllevërve në Lampedusa, Vjeshta gënjeu sërish me rreze dielli, Piratët, si korba, nëpër anije grabisin e vrasin Hedhin detit engjëj të pambrojtur nga qielli.
Ulërima të mbytura tok me ëndrrat e mjera, Ëndrra që s’i puthi kurrë lumturia, Lotë e jetë që treten oqeaneve të thella, Bashkë me shpresën për të shpëtuar nga varfëria.
Oh, Zot hapu tutje, lermë të qaj pa zë, Ku ishe, kur detit ndodhte kjo tragjedi? Përrallat me princër e mbretër s’i besoj më, Ndaj, mos më pyet pse lotojnë sytë e mi…
Unë nuk i njoh, nga ç'vend vijnë këta të mjerë, Që jetën e humbasin nëpër dallgë e stuhi, Po më kujtohet që ky det përpiu shpesh herë, Jetë njerëzish që vinin nga vendi im, Shqipëri
Fryn erë e egër e shpirtin gërvish Dhe malet, fushat nuk qeshin më si dikur , Evropa lavire e tregoi fytyrën sërish Vulë skllavërie duke vënë mbi çdo qivur.

コメント