TI NUK DI KUSH JAM UNE-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 17 set 2016
- Tempo di lettura: 1 min

Ti nuk di shume gjera nga une, nuk di Ne c'planet jetoj e me ke E sa here i hapa krahet ne pranvere. Kur pa nisur fluturimin ne drejtimin tim Nje turme skifteresh e sorrash nen shkelqimin e henes Sebashku ne cmendurine e eres Gjate shtegetimit Mes jetes dhe vdekjes Dhurova nje pjese jete dhe endrrash Vetem te rrija me ta, Se per nje buzeqeshje si femije ngazelleja Bej be perendite Per nje fjale Behesha furtune.
Ti nuk di sa djaj pashe Jo se kisha deshire, Jeta eshte porti me i madh! E pashe fytyrash zemer te kalbur, Gjithcka e shqyen tek une Si eshtrat e lashta ne harrese Shfaqen ne syte e mi Qenesi e pashpjegueshme Qe atehere E kam harruar urrejtjen Kur imagjinoja veten ne hene Mes yjesh rrethuar Sepse dielli ne shpirtin tim te dhembur Si nje zjarr ne dimer Gjersa u ngroha tamam Frynte ere, ere te ngrohte Ah, si e kam parasysh Kur sjell ndermend ndricimin e tij Sa emocionohem nga mallengjimi C'mrekulli!
Dhe ti, nuk di shume gjera e gjendjen time Ne netet e vjeshtes qe hesht, Qe vec nje perkedhelje te bute Udhetim dhe shoqe U fenit nje perplasje dallgesh E nje mengjes gri Ne pragun e pranveres.
Atehere te pagezova mbret ne muze. Diell! Zjarrin e kopshtit qe rreqeth!
Ti nuk di, kush jam une! Zemren do te hap! Zemren do te hap! Qe te kthej nderin Te degjosh nga buzet e mia te nxehta Ethet e gushtit ne trupin tend!
Verona me 18 prill, 2016 - 16 shtator, 2016
Comments