top of page

GUSHËKUQI…Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 18 set 2016
  • Tempo di lettura: 1 min

(bazuar në një histori reale...një pjesë nga jeta ime. Vëllimi me poezi:"NUK TË DUA,POR PUTHMË")

Dikur, në kodrën ku shtrihet fshati im , Zumë një zog të vogël, një gushëkuq, E lidhem në këmbë me spango, të mos ikte, Ai herë - herë merrte zemër, por i dilte huq.

Hidhnim ne thërrime të vockla buke, Dhe sqepin ia ulnim të çukiste sadopak, Kënga tij e trishtë shpirtin tonë e luste, Ta lironim nga burgu e të fluturonte larg.

Kaluan dy ditë, më s' hante, as pinte zogu, Me dhimbje këndonte këngë vaji, këngë kurbeti, Puplat lëshoi, ndërsa lëpinte buzët maçoku, Jetën s’e donte në pranga, i shkreti.

Sa u ligështova, pse sillej kështu gushëkuqi, I putha sqepin e bukur dhe puplat ia kreha, Filloi të qeshte, mushkëritë me frymë mbushi, hapi krahët, zgjodhi lirinë, iku larg nga streha.

I lumtur mori lartësinë, u zhduk, kapërceu pyllin, Sytë e mi qajnë dhe sot atë zog që donte qiellin.

Verona më 12 dhjetor, 2012


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page