TË DUASH NJË GRUA SI UNË…Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 18 set 2016
- Tempo di lettura: 1 min

(shkëputur nga vëllimi me poezi "NUK TË DUA,POR PUTHMË")
Të duash një grua si unë, Duhet deri në kockë durim. Fantazia të derdhet si lumë Dhe puthja ujë i freskët n’ burim..
Një pasion çmendurak nëpër deje, Stinët të m’i bëjë katrahurë, Në dimër të më ndezë zjarr prej vere E demonin të ndjej nën lëkurë.
Është si të duash një grua prej flake, Ndaj duhet një zemër me dy kokë, Ego-n të katandisur në varfanjake, Dhe sinqeritetin denbabanden dok.
Të duash një grua si unë… Eh, të më zgjedhësh mua për grua… Duhet puls… Duhet forcë… Duhet punë... Ndryshe, s’më ke njohur mua…
Verona më 25 shtator, 2012
Kommentare