KU ISHIT ZOTERI KUR DIGJEJ ATDHEU?-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 20 set 2016
- Tempo di lettura: 2 min

Nuk dua te jem brutale e konfliktuale me patriotet e mij qe dua dhe i respektoj, ashtu sic e shkruan kanuni njerezor. Por diskutimet e hapura bejne mire nga ana shendetesore duke mbajtur vlerat origjinale te kombit, por pa qene ofensiv e genjeshtar. Ne nuk mund te lejojme faje dhe gabime te reja (jane bere mjaft gjate nje cerek shekull) gjersa humbi besimi qe ishte hyjnor e i paprekshem tek ne.
Dhe pyes juve zoteri qe jeni me i madh nga une, dini me shume nga une, me thoni:Ku ishit 25-vjet kur tokat tona u mbollen me droge? Ku ishit ju kur u shiten armet? Ku ishit ju kur u vrane shoket me te ngusht te opozites? Ku ishit ju kur u vodhen te gjitha kursimet e popullit? Ku ishit ju kur rinia jone u katandis injorante dhe vrastare? Ku ishit ju kur njerez te deshperuar vriteshin e mbyteshin neper kufijte e botes? Pse familja u degjenerua? Vertete, ku ishit!? Doni nje kolltuk?! Urdheroni! Por mos pretendoni asgje tjeter!
Per tre vjet qe kryeministri yne eshte ne fuqi, opozita vazhdon te bej prapesira e lojera shpifarake, thuaj se eshte bixhos trualli dhe flamuri...
Sigurisht, ka pase kohe te bollshme, paraja para, mafia mafie. E eshte veshtire te kalohet deti i eger pa nje anije te forte, e te kercasin dhembet mbi ujerat e ftohta ku trombat te cajne cipen e ajrit si nje trumf mbi stuhine e vjeter, si Kolombi e Vespuci ne kerkim te endrres, matane lumturise. Por duhet nje revolte, ne mos nje revolucion te prish rrjeten e merimang-helmueses, qe eshte zgjeruar sa gjate dhe gjere, sa larte dhe poshte. Nje kulle pa ndjenja e dhimbje njerezore.
Tempull i frikshem.
Por ju e keni mendjen tek kolltuku e kur shikoni ndonje lypsar ne rruge nxitoni hapat. Jeni i padrejte. Nuk ia doni te miren atdheut. Nuk u dhimbset populli. Nje kolltuk zoteri, nje kolltuk. Deshire e llahtari per pushtet.
Lermeni ta perseris "jeni me i madh nga une, dini me shume nga une." Lermeni t'ju them kokemushka ime nuk degjon. Eshte e prapte. Vazhdon te kembengul. Nuk i dalin llogarite mire. Sido qe ta shumezoj, sido ta pjestoj, ta zbres e mbledh, prap dalin gabim ngjarjet, historite. Lermeni ta perseris(nuk me ngelet hatri) "jeni me i madh nga une, dini me shume nga une."
Dhe perfundoj: nese populli im gabon kesaj here, nuk besoj te kete perendi me ta fal; fajet dhe tradhtaret jane te pafalshme. Verona me 19 shtator, 2016 21:56
Comments