KUR ZOTI KRIJOI TE SHQIPTARET BESEN...-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 25 set 2016
- Tempo di lettura: 1 min

Kur Zoti krijoi te shqiptaret Besen, nga Shpirti i Tij i Shenjte Zgjodhi brinjen me te shendosh qe kishte, e ne shekuj mos thyhej. Shtoi: dhe fisnikeri dhe trimeri qe ne lufte te ishin te pavdekshem E dergoi shqiponjen me te bukur nga mali i Olimpit Dhe kendoi, ate dite, me gaz e hare mbushi token Si nje Prijes, plot gjalleri e miresi. Krijoi fuqine shpirterore te arberve, eliten nder shekuj Pavaresine e viseve te lira - sakrificat Ne Evrope e ne Ballkan - banor: Dhe Krishtin: dashuri e liri.. E armiqeve te vegjel, zemerimin vdekjeprures. Permes trendafilave...lisat kaloresiak.. Dhe i thirri ne plejade: "Bekuar qofshit o ILIR Krijese e pushkes, krijese e kenges Nga keto hire qe ju fal sot marr guximin, e Pagezoj shpirtin e Shkabes." Te fismit: u perulen ne gjunj gjithe krenari kreut Tradhetaret nje hingellime frike, peng i mori nata Ferri u shkeput nga Parajsa. Urdheroi: princat me shkelqim yjesh Ne netet e trazuara ne kohe te dyshimte Mes gjakut te palekundur, clirimin e zemres Te binin heronj per nder e virtyt. Atehere ngjiti udhet e Qiellit Duke lene nje lot, mbi qerpikun e henes Qe kur ajo te lotonte me kuj' e ligje: Femijet do ktheheshin ne gjirin e Nenes. Verona 2015-2016
Comments