top of page

EJA, MOJ, JEPMË DASHURI...Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 4 ott 2016
  • Tempo di lettura: 2 min

"E dashur... Shkruaj sonte gjer në delir, Moj, këngën e vdekjes për mua; Fjal për fjalë lidhur stoli, Nga buza jote e kuqe kënduar.

E dallgëzo si puhizë, një fëshfërim, Jam albatrosi yt që vij drejt teje gjith frikë; Veç, në strofa të vdekura mos më vervit, Se nuk jam poezi, se nuk jam lirikë.

Eja, moj, më puth, jepmë dashuri, Kam qenë ikur me orë të tëra; Nuk ka art të gjallë, as melodi, Si ky që pikon safi nga vena.

Dhe mjaft u lodhe, kot e ke, Asnjë s'ka bërë prokopi me vargje; Ngele moj duke bërë për të tjerë, Veten e dogje, mua më thave.

E rend një vetëtim e tërbuar, me retë, Në mendime gjesdis gjer natën vonë; Dhe flet me yje, me hënë, botën tërë, Por mallin moj, jo, s' ta shuajtën dot.

Ai derman e zjarr që flak në sy, Mos e vuaj veç në letër e dlirë; Ç'ta bësh atë rrebesh pa stuhi, Dhe fjalët që vdesin në dritë?

Në zot s'të mbaj mëri, as flas, Nga bota jote s'të ndaj; Dhe në heshtje heshtur do qaj, Një shpirt në preher do të mbaj.

Shkruaj, e dashur, dehu me verë, Unë po të ndjek si shiu si era; Në varg mbylli lotët e mi të virgjër Zogj të çelin kur të vij pranvera.

Për mua mjafton kënga e vjeshtës, Për trupin tënd dhe jetën jap; Një dashuri nuk i trëmbet vdekjes, Përjetësisht në zemër e mban.

E dashur, është kaluar mesanatë, po fle. Natën e mirë!" Verona me 30 nentor, 2014

Shi i bute, i eger.. bie vrullshem pak nga pak... gervisht token e zhuritur shton etje, ndez zjarr, con flake... ...si puthja jote, mbi trupin tim!


Commenti


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page