top of page

NE KOHEN TONE DITET ISHIN NDRYSHE-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 4 ott 2016
  • Tempo di lettura: 2 min

Nuk ka faj deti, ashtu dhe valet, madje as Zoti. Bota gjithe... Lotet, fluturojne drej qiellit. Keshtu melankonik keshtu qelibar. Ikin. Por, jeta, e ndrojtur me shpirt femije, mbushur me camarok e rrufjan, prap gelltit c'gjen perpara, nuk kursehet. Asnje qe te dije une, ka faj, ta them pa frike me syte e dhembur nga heshtja fisnike. Pa tallje, kot trishtohesh! Ky mengjes erdhi kaq i brisht e solar, hapen rrezet kalbet lageshtira e padashur te shkruaj disa vargje: "o pellumb kraheshkruar, zbrit nga inati kush te ka ngacmuar nga te hoqi fati". Mos thuaj kurre, ka faj deti, perhere, liria, kur zbret ne qytet o ne fshat hutohet me shume e kupton? Ligesia lind ne njerez te ligj egziston. Patjeter! Qe boten te ndryshoj thellesisht ta bej nje pyll me shkurre e ferra. Ne kohen tone ditet ishin ndryshe nje kopsht lule plot. Tani nuk njihet virtyti eshte burgosur nga vesi. Eshte mister e monument njerezimi i ketij shekulli. Para perendive parakalojne flamuj pa gjak nga nacionalist tradhtar, pa rrenje e frut. Ti flet per detin dallget, eshte keshtu poet qe peshon rimen? -c'me thua per gradat e larta cmimin e nje poezie te bujshme te pakuptimte? Ndaj gjithmone dilema trazon ujerat vdekatare. Sikur te fshehtat e natyres te kishin goje te kishin sy ndoshta e verteta do ishte engjulli me i bukur, nese kunderta e saj nuk shfaqej mesh nesh. Nuk ka faj deti, ashtu dhe valet, madje as Zoti. Bota gjithe...

NUK VARET NGA TY

Nuk varet nga ty. Drite e shtrenjte. Mund ti duash njerezit dhe nje jete. Keshtu tu japesh shpirtin, e pastaj? Me gjithe kriteret, kanunin, e me ligjet. Mund ti duash e mos te duan Ti mbash ne pellembe. Hajmali te shenjte. Gjithcka te bukur me buzen ne gaz Si natyra e gjalle ne befasi. Por me kot enderron gjate rrembyeshem: Mund ti duash e mos te duan.

TRE MIRAT

Ne banketin jetik me lindjen diellit, Tre mirat mbi foshnjen kuvendojne. E para ofron jete, dyta vdekje, dhe e treta cmenduri, Si fat i vetem ketu ne toke.

Edhe kjo kanto shoqeron cdo hap e vegim Me kembana kur era e shpirtit fryn, I njejti qiri do ndizet, per fshatarin e per mbretin, Nje grusht hi ne fund.


Opmerkingen


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page