E NJEJTA KOHE, POR DHEMB NDRYSHE- Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 9 ott 2016
- Tempo di lettura: 1 min

Kur lexova ato vargje, si thike ne zemer, Kaloi pikellim ajo kohe e pandreqshme dileme dhe sot: Dhimbje e kotesi endrrat e vjetra plagosur E me erdhi ne gryke buka e misrit Me sheqer e vaj kikiriku... E kur prangat e egra te shtrengonin pulsin Dhe lirine shpirtngrysurit ne hekur vune, Ti biblil i kenges ne qeli- Ne atdhe Ne nje flamur Me lot te perveluar Betohej e pergjerohej e levdohej ai himn.
Oh! Te tregoj shpresat e rinise ne lengim? Kam frike se me dhemb bota akoma! Vishja rrobat e henes e kepucet e diellit. Dhe kalisja dhembet marrsh dy, tre kilometra. - Nese, ti flisje per motin e demagogeve, embel e njerezisht, dhe dridheshe i teri Cfare te them une per lotet e mia?! Kur fati vjen njehere tek cdo kush, ka ca xheloze qe prishin, te vjedhin, qetesine.
Te gjithe e dime, kemi jetuar, ate lume rrembyeshem qe ledh ngarkonte re-ja nen nje qiell gri pylli i verber pa drite Arushe e Madhe ne perendim.
Te gjithe e dime, kemi jetuar, kohe pa zot qe jeta jone, kumbonte tromba mbi token me varre ne lulet e reja , dimri i shkurter i larvave erekeqe mbi petalet e fresketa, brohoriste liri per vete.
O jeta jote, jeta ime ishte kaq e ndryshme por e njellojte: ti breng ke prangat, une barkun e njome bosh, dhe nje fustan te gjithe per mua. shtator-tetor, 2016
Commentaires