top of page

KAPITALI, TURMA DHE IDHUJT-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 11 ott 2016
  • Tempo di lettura: 2 min

Qindra here thene e mbithene, Se une jam une, jam kjo qe jam, Me dobesite e mia, me vlerat e mia, Ama, borxh qiellit nuk i kam; Pazare fjalesh, dredheri, tradheti, Nuk eshte buke per dhemballet e mi.

Keshtu ndahet, e mira me te ligen, keshtu ka qene, Do vazhdoje shekuj trashegimi i jetes, Keshtu pajtohet, e djeshmja, e sotmja, e ardhmja, Ndershmerisht, hyjnisht, jetesisht; Heronj jane ata, shpirtshtypur e dhunuar nga masa, Heroine ne linen e pare besa e fara.

Ka cipa fytyrash te vrazhda, Pa pigmet ndjesie, pa seder te brishte, Si lekure derri, nderur ne telat e vjetra me gjemba, Nuk skuqen, nuk nxihen, nuk zverdhen kurre; Degjohet vec zeri i bezdisur i mizes, grenxes, sorres, Kor i dite-nates, marifeti i Trojes.

Nje tmerr llogjika e shitjes, Nje tregti, e neveritshme shpirti, Dhe njerezish me vlere, dhe ndjenjash pafund, S'kane turp, viruset e psheretimat e dimrit; Shitblerje zerash, dhe dhimbjesh, dhe endrrash, Dhe heshtjeje, lotesh dhe shpresash.

Nje masaker tregetimi, ne lulezim, nje klithme drite Me dhimbje mbeshtjelle koke e kembe, Nje ankth, nje zhgenjim, shtegetimi ne vjeshte, Pa gezim, pa nder, pa pendese; Natyre e eger njerezore, me qiell te murme, Gjemimet ju nxisin larg nesh.

E eshte e vertete,historia e ka provuar, Populli ngjan me turma zogjsh endacake, S'ka vrull qe e ndalon, o zot, s'degjon kush, Kerkon plage qe s'mbyll plaget; Qiej pa jete fluturojne mbi ne Pika shiu qe shpojne si shigjete.

Bota kerkon mendje e zemer bosh, Prijes damarvarfer, dashurivdekur epashprese, Kur cdo pragmuzgu veshin kostumin e nates, Kendojne si te marre, hidhen ne beteja; Rrugembushur me mizerje, qarkullojne kufomat, Dhe idhujt ne ballo me damat ne salla mondane Gajasen e pijne gjak sikur te ishte shampanje!

2013-2016


Commenti


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page