SHPRESA DHE LIRIA NUK KERKOHEN NE DHE TE HUAJ ZONJE-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 12 ott 2016
- Tempo di lettura: 2 min

Dhe shpresa dhe liria e dashur zonje, Nuk kerkohen ne dhè e ne qiej larg, Ne short e ne endrra i lakmishmi horizont, Fati e buka e embel rritet ne memedhe prape. Asnje atdhe tjeter nuk te behet si i yti Asnje diell nuk ngroh kaq ngrohte sa i yti, Asnje nene ne bote s'te fshin lotet si nena jote E asnje toke e huaj nuk te fal zotet.
Do japesh jeten e shtrenjte qe te jetosh Larg nga njerezit e tu, larg nga zjarri, kenga qe te pelqen, Se llotaria nuk eshte zgjidhje e arrati te shpetosh, Te heqesh kafshaten e femijeve nuk eshte e drejt; Ajri ketyre aneve shtrenjton si oksigjeni per lulen, Fjalet duhet ti fshehesh thellesisht ne gji, Gjuhen e femijerise me nuk do flasesh, Rruget e qytetit behen korije, shkreti.
Zemra rreh ndryshe ne kraharor Fytyra e bute, ashpersohet heshtazi, Dhe humbet mes njerezish te panjohur Vertete! - e frikshme driza e dendur Sa kerkon vec kujtimet e tua thesar, I mban tok per vete, qesh me vete... Ndersa bota perreth pjestare nuk behet, Hena mes yjesh tinez te sheh.
Pasuria do mundim, ashtu si milingona Dhe e gjithe lumturia me pika pikon Papritmas nisin shirat e vjen mjegulla Se dielli ne dimer me teka ngroh. Ne dhè te huaj asgje s'eshte e embel, Zhdukesh, mes asfaltesh e gradacelash, Keshtu, si nje vale e vogel ne breg, Qe shkembit, perplaset me dhimbje.
Te ikesh nga trualli - kur ka drith? Te ikesht nga vatra - kur ka zjarr? Te ikesh nga kroi - kur ka uje? Te ikesh nga natyra - kur ka jete?
Dhe te fitosh nje udhetim falas,
Per te mbledhur kanacet rrugeve?
A ke pyetur patriotet ne Amerike, Zonje, mos nguro, - pse heshte???
(Sikur, them sikur, koha te kthehej, Nuk do ta braktisja dashurine e pare.) Verona me 11-12 tetor, 2016
SHPRESA DHE LIRIA NUK KERKOHEN NE DHE TE HUAJ ZONJE(varianti i pare)
Dhe shpresa dhe liria, e dashur zonje, Nuk kerkohen ne dhè e ne qiej larg, Ne lottari e ne endrra i lakmishmi horizont, Fati e buka e embel rritet ne memedhe prap...
Asnje atdhe tjeter nuk te behet si i yti, Asnje diell nuk ngroh kaq ngroht sa i yti, Asnje nene ne bote s'te fshin lotet si nena jote, E asnje toke e huaj nuk te fal zotet.
Do japesh jeten e shtrenjte qe te jetosh Larg nga njerezit e tu, zjarri, kenga qe te pelqen Se llotaria nuk eshte zgjidhje e arrati te shpetosh, Te heqesh kafshaten e femijeve nuk eshte e drejt.
Te flas hapur e cilter se e njoh emigrimin E njoh zemren njerke, e njoh vajin e zi Dhe e verteta eshte se vendi po vuan Propagande e korrupcion, ate, qe po ben ti. Verona me 11 tetor, 2016 21:37
Comments