Cila perendi llahtaron puthje nga dhimbja jone?-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 14 ott 2016
- Tempo di lettura: 1 min

Ne ngjajme shume, i dashur. Kemi te njejtin tatu: Ne thellesine e zemres, nje forme Gjuhen e lashtesise prej cmendurie, dhe ne rrenje, te njejtin pasion, mendim te qeshur, e trishtimin vjeshtak nje hije, dhe vajtimin e buzeqeshjes qe rreze kerkon per ngrohje perderisa eshte drite dhe te pyes: Cila perendi gjakos ne shpirtin tend, dhe prek shpirtin tim, prek frymen e nxehte, qe rremben bukurite dashurine e ben magji dhe llahtaron puthjen nga dhimbja jone? Me fol per te gjitha dyshimet e endrres per te gjithe lumenjte e heshtjes per te gjitha oqeanet e syve; Pse qan? Nuk po te thumboj, Perse thumbon? Oh qenie e brishte - lengimi i embel, eja, prane keshtu te kendoj dhe jete dhe vdekje. Keshtu, te degjoj gjer ne fund. Te ndjej ne pafundesi. Neper damaret e gjakut qe bluan delir, si kripa, shkembin, si ndryshku hekurin. Por nuk me the, cila perendi plagos ne shpirtin tend, dhe prek shpirtin tim, prek frymen e nxehte, qe rremben bukurite dashurine e ben magji dhe llahtaron puthjen nga dhimbja jone? Venera? Cupido? Giove? Olimpi? Verona me 21 gusht, 2016 00:26
Comments