NUK KA RRACIZEM NE GJUHEN POETIKE-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 21 ott 2016
- Tempo di lettura: 11 min

Mirpo, Mitro Qeparoi, "zevzeku i pa fre" qimen e ka ne maje te gjuhes dhe nervin mbi lekure.
Here behet yll ngado here nje hene gjysmake nuk di c'bote do lufte apo paqe?
Ngaterrohet mes resh hakerrohet ne gjemime lot i nenes , -thote eshte kenge legjitime.
Rracist me turqit inatcor me greket por s'ka vetetim ta kap krahe i behet albaniloga.
Nuk dua te them tjeter vec ndermend kam Rilindasit e nje lukuni shtegetaresh (qiellor) qe kendojne Gjuhen e Shpirtit.
Endrrat nuk kane nje ligj qe nata te bie njelloj ne New York, Tokyo, Paris poezia kalon pa pashaporte.
Kete nuk e shpika une.
Ka qene, do jete keshtu
Verona me 21 tetor, 2016
Bashkejetese Nuk eshte ceshtje frike, e krenarie boshe, por autentiteti i ndergjegjes. ed
Kam pare shtegtar, te cjerrin fytyren e tyre - per te qene une, zemren ta gozhdojne - per te qene une, dhe te veshin ndjenjat e mia - gjithashtu. Kam pare yje te zhveshin identitetin qe kishin dhe Olimpin te mashtrojne - se jane une. ed
Shkrimet e mia te fundit jane nje REVOLUCION! Me shume se e lumtur...JAM!
KAM SHKRUAR POEZI
Kam shkruar poezi ne cdo stine te mundshme kujtimet nje burim Vjose sepse nuk mund ti lija te flinin gjate zgjoheshin nje nga nje, si Etna ashtu te hershme e te tanishme e ishin te shenjta e shtrenjta, te medha e te vogla te gjitha kishin gjakun tim me palce nga palca ime e dhimbje nga dhimbjet e mia ngrita nje perandori te madhe sa zemra e fisme e dashuruar me zera te fuqishem kor qiellor me zarigoge qe fluturojne nga shpirti gjithe ngazellim e kujtimet e mia u bene kenge kenget e mia nuk jane me te miat. Sonte eshte nata e ndricuar dola jashte te shpreh nje enderr meteorit Orionids! Verona me 21 tetor, 2016 2:55
Si ne cdo vjeshte kur bie shi, dhe gjethja mjelme ne valsin e fundit
Atje mes vetetimash me zera te zjarrta, me shfaqesh ti i etshem durimtar
Dhe fshihem pas trungjesh, mendimesh te lagur, me buzet endcake me gojen e zhuritur
Dhe kemisha e qullur me kafshon lekuren, kullon dridherime-dridhur e heshtjes time
Ndersa kembet, nisin dhimbjet e mia, nje fllad i marre zabeli me ka pushtuar
Largon trishtimin, ne damar lengun, me duar trëndafilash mbeshtjelle perreth belit
Dhe ne ate cast, ah, ate cast me fillojne gjemimet, moti nis e prishet thellesisht!
O zjarr! O lume! O zemer! O shpirt! Nga pemet piklat zbresin, ne univers tim!
KOMISAR KATANI
Ne syte e popullit tim ndershekuj Nje dhimbje dhemb cdo stine, Zemra, qan edhe lengon Per nje diell, per nje qiell, per nje kalors.
Ata qe shkuan dogjen e vrane, Dhe meshire nuk paten aspak, Dhe ne syte e tyre pendim nuk pashe E fshine cdo gjurme me gjak.
Keshtu dergoi zoti nje djalosh fisnik Me vrull jete si Komisar Katani; Qe duhet te gjej mafies fillin Dhe nderin ta coj ne vend!
Kush gaboi, duhet te paguaj, Perse duhet te kemi meshire?Tradhetia Perse duhet te fshihet? Jemi popull i vjeter-o jemi femije!
Verona me 22 prill, 2016
I nderuar Kryeminister!(Komisar Katani) Ju bej komplimentet e mia, Kryeminister, Per kete mesazh kaq te fuqishem e sublim, Ne keto kohe te veshtira per vendin tone Me krizen qe lulezon tashme ne gjithe boten; Reformat per drejtesi duhet te vije ne fuqi Do apo nuk do Saliu; O ndryshe populli shqiptar Do bej ate qe kerkoi zoteria; "te rrembejme armet",e ti tregojne cfare ka bere. Jam kunder cdo lloj violence, dhe e denoj, Por ne kete rast eshte e nevojshme, e detyrueshme, Sepse jane te patolerueshme krimet dhe vjedhjet dhe manipulimet Qe jane bere per gati per nje cerek shekulli. E beri popullin te katandiset pa dinjitet, Po! Ky zoteri, nuk meriton burg per mua, Por te laj pleqte ne azil, te pastroj rruget e vendit, E te mbyllet cdo mbremje ne cmendim me 100 kyce; Nuk e zene gjilperat, nuk ka neurone, Per siguri.Rrezikshmeria e tij eshte ngjitese. Une fola per zoterine, kur te tjere e perqafonin, Kur te tjere, i buzeqeshnin me ngjallte neveri; Po e drejta e fjales dhe e veprimit nuk i ndalohet As mikut, as kundershtarit dhe as armikut; Nuk munda, indinjaten e shpreha publikisht; E dini pse Zoti Kryeminiser ? Sepse para se te jem nje poete, nje grua, nje nene; Dua dhe jam nje qytetare e ndershme, Dua dhe jam nje civile e pafaj, Dua dhe jam kjo qe jam. E dini pse Zoti Kryeminiser ? Se ti dhe une e te tjere Kemi stafeten e eterve tane, Pellazg; E nuk do lejome askend te na poshteroj, As te shaj e as te vras c'ka eshte hyjnore, Cka eshte per te miren e vendit; Do ti mundim Zoti Kryeminister! Kam besim te plote tek ju, ne punen juaj. Besoj verberisht ne fjalen tuaj; Fjala juaj ka burreri e vendosmeri e pasterti. Dhe une per kete ju falenderoj, me mish e me shpirt Per gjithcka qe beni per popullin. Nuk e lehte dhe ju kuptoj, Kane kaluar vite e vite dhe degjenerimi i vendit eshte masiv, Duhet kurajo, force e madhe, Nje ekip qe ndjek frymen tuaj besnikerisht; Kujdes dhe mencuri.. gjera dhe virtyte qe nuk ju mungojne. Ju uroj shendet dhe pune te begate! Ne bese te plot nga Verona, Edlira Jorgji Doko.
Lufta dhe dashuria jetojne brenda meje Njera me vdes e tjetra me ringjall.
Drejtesia eshte gjaku im fjala eshte liria ime kenga eshte shpata ime te gjtha perbejne jeten time!
Jam e bukur kur jam e lirshme jam e embel ne veshjen time.
Kam filluar te eci me hapa te reja degjoj repiste te ndryshem kur djalin e shoqeroj ne shkolle vibrojne kasat e makines.
Dje duke gatuar ne guzhine me shpetoi nje rritm: - o, mami, bravo,- tha i madhi (Angelo) - po e rris mire nenen tende , u hodh i vogli (Matteo).
Asnjehere !
Mos e prek gruan, ti, burre i marre, nuk ke te drejte - nuk eshte prone e jotja! Duaje me shpirt, mbaje ne gjoks, puthi lotet - po, dhe plaget!
Ajo eshte perle, perendia nene, dashuria, ngrohtesia, krijese e lumtur! Ushqeje me endrra - dashuri hene, e keshtu sic bene ajo me ty.
Mos e qello, kurre, as me nje roze, eshte e brishte vyshket menjehere, parfumit afrohu mekato nje doze, femijerise tende, merri ere!
Atje - ketu, eshte pranvere. 2012-2016
Te pafajshem - bota e njome - zoti im, liria sa te vret! -
Kohet e fundit ka dale me mode gjyqtaret ndajne nga gjiri i nenes, boten e pafajshme marrin oshe si skllevrit e Romes drejt arenes !
Dikush torturohet, dhunohet fryme njeriu nuk flet, nese ndodh te hiqet koka e paga e pastaj?Zoti im, liria sa te vret !
Pse skllav nje femi? Nje lule te njome? A nuk jane pranvera, qe token gjelberojne???
Ku shkoi dashuria prindore? Ku eshte asistenca sociale punesuar? Ku jane njerezit e perkujdeshem? Ne jete asnje s'erdhi i mesuar.
Ti gjyqtar ne karrigen e pare qe lyen shpirtin me mekat, te kujtoj nenin, betimin; duart e pastra, mos me gjak! 2012-2016
Dashurite e medha jane hyjnore jane kenga dhe bekimi, i Zotit. ed
KUR MUNGON LIRIA
Dhe nuk rebelohesh asnjehere me kundershtaret, o me miqte, o me Zotin, o dhe me veten, nuk je i lire je skllav i mendjes e pregjykimit, nuk ke mesuar te ecesh. te dashurosh, Te besh friken te fluturoj; nuk perballojet jeta e mira e keqja nuk ke pushtet te jesh padron i shpirtit mungon liria... eshte fatkeqesia me e cmendur. Verona me 2 gusht, 2016
ME PYETEN
Me pyeten: - Kush je? Thashe emrin tim. Me pyeten: -Sa vjece je? Thashe te verteten. Me pyeten: - Jeton vetem? Jo,kam FAMILJE. Me pyeten: - Je grua ?Thashe po! Me pyeten: Ne foto je ti ? Po! Po! Me thane : Genjen, genjen, genjen..!
E, une, nuk fola me! u dhash te drejte! 2012
Te shkruash per shqiptaret dhe atdheun duhet zemer, gjak safi, dhe shume, shume, shume drejtesi e dashuri! ed
Nje dite dua te jem Edlira Jorgji Doko ne veshjen e Oriana Fallacit. Po, po, Oriana Fallaci ne stil shqiptar. Verona 18 tetor, 2016 6:15
Besoj ne nje zot
Ne misticizem eshte vete jeta gjallese, qe jeton ne gjallese. Ne misticizem eshte vet dashuria dhe kryqezimi i endrrave ne heshtje ne lutje e ne bekime, ne deje britmash ne trupin tend, Zoti ka sy, vesh, zemer e shpirt. Shikon lulet me kercej te njome. Te dish te kerkosh parajsen ne toke dhe zerin e tij te fuqishem qe cdonjeri nga ne ka fat trasheguar duhet zhytur thellesisht ne shpirt. Jeton brenda nesh, qan kur qajme, qesh kur qeshim. Eshte kur humbasim nga udhet e drites. Fshin lotet tona, kur vuajme, eshte, gjeje, kerkoje. Besoj ne misherim, besoj tek Ai, besoj dhe kur humbas besimin. Besoj verberisht, sikur jam ne krahet e dashurise. Lirshem, pa komplekse.. Besoj ne perfeksionizem. Qeshni? Ekziston, jeton, kerkoje, pushtoje. (Kam punuar gjithe naten, por jam esell. Gezojeni kete video mrekulli. Miremengjesi per te gjithe!)
Verona me 18 tetor, 2016 4:58
Sikur…
Sikur, ah sikur të kisha dy jetë, nuk do kurseja të vdisja njëherë. Në të parën do të humbja vetë, në të dytën do të jetoja vërtetë. ed
Dashuria?
Zjarri që jeton brenda nesh quhet dashuri, Lind papritur me një vetëtim në sy; Zemra ndjek udhët nëpër shpirt, Kur qiejt kryqëzohen bëhen një.
Ka zjarr që dieg gjithë qiellin, Ka zjarr që përvëlon tokën; Hija merr arratinë nëpër vjeshtë, Përjetësia vjen plot hare.
Se zjarri është tërbim, qumësht perëndish, Që Afërdita nis në natë, në rrebesh; Është shën ëndërr e shën magji, Është një diell në oqeane resh.
Dhe një dridhërimë, mbi dallgë, Larg e afër në det të hapur; Anije në brigje heshtjesh, në shtrëngatë, Që kalërohet nga kapiteni i flakur.
Dhe qindra mijra marinarë pafund, Në mëngjes e në mbrëmje tok; Si zgalemi në stuhi e në furtune, Tek hedhin spirancat, tek derdhin lot,
Është rënkim i bardhë në agim, Zogu në mars, refren e simfoni; Dhimbje që këndohet me një frymë të rrallë, Me fjalët e shpirtit, me zërin e zemrës…
Apo jo, moj dashuri..? ed
DASHURIA...
Frymë, etje, zjarr, tokë, dhe mbi të gjitha zot! Po, po kështu është dashuria që perënditë nisin nga qielli, një stuhi me dhimbje. Me buzët prej llave, klithmë prej zjarri dhe dy trupat udhëtojnë nëpër pranverë të lumtur, me ëndrra të celura lotësh.. Të gjitha dhimbjet e kanë një emër.. Të gjitha emrat kanë një dhimbje.. Emrin tim, emrin tënd që fluturojnë mbi degë fjalësh mbi petale lulesh,mbi heshtjet e gjalla dhe mbi hapat lozonjare të mbremjës... Të gjitha shikimet e kanë një dashuri Të gjitha dashuritë e kanë një shikim.. Fytyrën time, fytyrën tënde. Nuk ka dashuri pa dhimbje Nuk ka dhimbje pa dashuri Pa ngjyrat e zemrës pa zërat dridhërues të shpirtit pa diellin përvëlues pa ëndrra në fluturim.. Më ndjen?Më dëgjon?dashuri? Të gjitha dhimbjet kanë një emër.. Të gjithë emrat kanë një dhimbje.. Emrin tim, emrin tënd... ed
NJË PERLË
Buzgëzoj në heshtje sa herë i dashur pëshpërit ngadalë, nuk të them lumturinë nuk të tregoj rrahjet e zemrës. Qielli humbet në botën e madhe oqeani mbidhet një pikë: si malli yt, si lotët e tu, në dhimbjen tënde, në duart e tua, një perle zhvishet shpirti im. ed
NË TËNDIN GJI
Më merr në krahët e tu, i dashur, Ndize një flakë, të digjemi të dy Dhe mos ki frikë, sonte nuk iki, Kokën kam mbështetur në tëndin gji.
Dua që kjo natë mos mbaroj kurrë Bashkë dhe errësirën ta ndajmë, Nën heshtjen e natës buzët që flasin Kënga e vetme të ndezet në gjak.
Oh, i dashur! mos fol sonte, sonte jo ! Nuk kemi kohë dita po zbardh, Dhe unë nuk dua dritën.. jo, Dua te rri akoma në çarçafin e bardhë.
Më fal! Më fal që thashë ,- mos fol ! Përsërite zemër, përsërite shpirt, Ndërsa më puth, ndërsa të puth, Në fluturim të ngihet loti ynë. ed
ditar CESHTJA CAME-FLITET PO ASGJE NUK ZGJIDHET. February 3, 2016 | Edlira Jorgji Doko
Une nuk ju njoh por kam degjuar per ju, nuk mund te zgjas gjuhen me shume nga c'duhet. Nga drejtesia qe zoteron gjith qiellin tim, cakerditem si rete, neper shi, neper furtune.
Kur themi se cameria eshte plaga jone, dhe qysh moti, dhe gjer tani, mbeti serish nje plage ne shekuj, sepse asnje nuk beri c'tha ne qeveri.
Sa erdhen kenduan kengen e Tumankuqes, sa iken harruan dhimbjen e vrare, te tjere bejne e shthurin keshtjella, me grindje, mjere e mjere, si popull, te ndare.
Une nuk ju njoh por tani cik me teper, fenitet qarte, llahtara per nje kolltuk, po c'ta besh kur nuk ke bekimin ne eter, nje vend i ngrohte nuk eshte lluks.
Lluksi eshte shpirti i pasur ai qe te ngroh ne dimer ne vere, dora qe fshin lotin nga syri i atdheut, dhe acarin e shendron ne pranvere.
Une nuk te njoh, tani cik me teper... Verona me 3 shkurt, 2016 11:22
Po cfare me degjojne veshet! Urrejtje per greket, fjale te peshtira, gjithe mllef. Urrejtje per serbet, djegie flamuri, video ne you tube. Adhurim per amerikanet, feste ne diten e nacionit, pergjunje. Adhurim per gjermanet, theniet e Hitlerit, rraca ariane. Adhurim per turqit, Skenderbeu tradhtar, veshje tikipe arabe. Zot, cfare po ndodh me shqiptaret!? C'eshte ky turp, pa emer e pafytyre???
Vajzat adoleshente e grate shqiptare. Shiten ne Dubai. Dhe, te pregatitura per te ardhmen, gjithe "krenari". Nuk ka ndodhur ndonjehere ky turp. Demokracia hapi rruget dhe mendjet. Mjeranet e gjora veshur si murgeshe. Kerkojne fatin ende neper ujrat e zeza. O vajzat tona! Burrat tane ju presin, mos ikni. Qendroni. Toka jone ka nevoje per bukurine tuaj. O vajzat tona! Qendroni ne pragun tuaj si bene nenat tona. Nje cope buke ne traste, si dallendyshja sqep me sqep. O te bukura! O vogelusheni! Ngrini kryet njerezeve tuaj, nuk ju a duan te miren. Aty ne dheun tone, jeton dinjitet, e ndershmeria. O TE BUKURA! O VAJZAT TONA!
JEMI NJEREZ, JEMI NJEREZ
Zotin e kerkojme me vonese dhe kur kemi nevoje per te qajme ne vetmi ate heshtje te frikshme, sikur te lutemi e te pendohemi perpara Tij.
Trokasim, dyer stuhie neteve te bujshme, kur jeton brenda nesh, puqet, dhe mekatare fara e njeriut plage foshnje qe riperteritet.
Jemi njerez, jemi njerez, bijte e Adamit dhe te Eves dhe carcaf dhimbjesh, dhe flamur paqeje: tragjedia e Shekspirit dhe teatri grek e kukulla leckash para shfaqes dhe spektator.
Jemi njerez, jemi njerez, lulja e jetes eshte jeta, dhe zeri i qiellit ne nje grusht dhè, dashuria e vdekjes e misherimit rrufe ne ekuinoks peisazhesh, dhe tarraca mendimesh mbjell me molle te magjishme te embla demshendet ne shekuj.
Jemi njerez, s'kemi faj, S'kemi faj, jemi njerez. 2012-2016
"GJENERALI I KLARINETES"
Legjendari e i pavdekshmi, Laver Bariu, tradicionalisti i vlerave popullore me nje bukuri te brendshme dhe te jashme, la pas nje pasuri te pacmueshme qe do shoqeroje breza e shekuj: Artist i paperseritshem, i paarrire...i cili krijoi nje bote muzikore si nje heqes i vertete i sazeve: kembngules ndaj jetes e jetes kembngules;duke prekur suksesin e mbajtur veten, e duke qendruar nje njeri gjer ne frymen e fundit...njeri i paster si jane shqiptaret, ky fis i lashte, ballkanik dhe evropian. Klarineta eshte gjuha e popullit, kenga e lire. Nuk ka mesues e nuk ka shkolle. Vjen natyrshem, trasmetohet natyrshem. Duke pasur ndermend muziken e jugut, them: melodia permetare eshte ajo me embla, me e mira e tekstet tipike, vendalie, jane nje mrekulli jetesore qe zbusin zemrat e egra. Ka vetem virtyte, vlera, njerezishem, fuqishem ne mesazh. Gjeni Laveri, Usta LAVERI, MJESHTER, QYTETAR NDERI, ARTIST I POPULLIT. Shpirti i bukur burreror, shqiptar, mbas NAIM FRASHERIT. DRITE, KUJTIMI I TIJ! Shoqeron gjurmet e tij gjeri diku, Thoma Loli. Uroj dhe shpresoj ne nje rritje te metejshme artistike. Verona me 16 tetor, 2016
Dehja ne dashuri, dehja ne marrezi, ndodh kur cmenduria luan me ty. Dashuri sepse te jep jete, marrezi sepse te merr shpirt. ed
Kur qielli eshte me yje ndricon fytyra e henes, sy-shpuz, ne heshtje qesh, shperthen dhimbjen e nates... Simfoni ne zemer, lot derdh.. gjalleron ne diell puthje vetetimash... ed
Shpirti im, zemra dhe jeta ime.. Ti, muzika qe mbush kordat e heshtjes, partiture e simfoni dallgezon ne gjak perjetesine..
Ti, perendia dhe zoti im , natyra e cilter dhe dielli ne qiell, si bora ne mal si lulet ne fusha sekreti dhe dashuria ne vena...
Shpirti im.. zemra ime.. jeta ime... te...!
O shpirti im i dhembur, Trup i gjalle digjesh, digjesh; Ne plejaden e yjeve dua tylin e argjend te henes! Drite, diell, gjakun tend! Te shkoj, krah teje, zemer hapur e frut mekati, ah te eci zbathur! Po, po, rrugeve te lagura! Zoti im, puthme! Puthme, te vdes, te vdes!... Puthme, te vdes, te vdes! ed
"Vetem nje ishull me rrenje te thella valvitet keshtu mirenjohes ne toke." ed
Comments