top of page

SE TE DUA, FUQISHEM-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 1 nov 2016
  • Tempo di lettura: 2 min

Se te dua, sa toka e tere, Se te dua sa qielli. Sa gjithe detet e oqeanet Dhe sa zjarri i prusht i diellit.

Se te dua, sa stinet bashke, Pa peshe, pa mase. Me nje dridherime te vetme Dhe sa nje bote e madhe.

Nese nuk te mjaftojne pyjet e gjelberta, Nese nuk te mjaftojne lumenjte e ujevarat, Nese nuk te mjafton shembellimi i drites, dhe yllesite, Dhe lendinat dhe pemet e lulezuara;

Do te te jap syte e mi - te shikosh. Do te jap flatrat e mia - te fluturosh. Do te jap zemren time - te jetosh. E serish nga fillimi te dashurosh.

Se te dua, embel si femije, Kaq sa kur me pyeste ati im, Kaq sa kur me pyeste nena ime, E une, mblidhja, aromat dhe majat Nga fushat gjer ne Himalaya.

Betohem, per syte e tu, Syte me te gjalle, ne planet. Se te dua, me force rinore Si ne parajse dhe ne ferr.

Verona me 1 nentor, 2016 12 :42

****

Shpirt...

Mos me duaj kaq shume! me dhemb zemra, eshtrat e flakes, Dhe cmenduria e dashurise, gjallerohet, Si jeta.. dhe ferri i Dantes!...

****

PLAGET

Te numeroj plaget ne trupin tim nga betejat e jetes e lotet qe kam derdhur ne heshtje dhe sa i gjate eshte bere lumi i dhembjes? Do ngrihet shpirti ne revolucion te madh pa me pyetur gjithe mllef do shperthej egersisht e fuqimisht e do nxjerr gjithe duhun qe mbart ne deje. Po nuk e trazoj, lere te flej si Vesuvio permbi mendje dhe ne paqe. Kur te shperthej nje dite te larget ndoshta nuk do jem gjalle. Do jem ca kocka te vjetra dhe pluhur ne varr. Verona me 1 tetor, 2016 18:30

****

INTIME

Kendoj. Qesh, sa dielli eshte i ri, dashuroj me shpirt gjer ne palce butesine e pafundme gjer ne permbytje dhimbjen e tij. Oh, zemer mish nga mishi im, etja e puthjeve, uria e pasionit ne dridhje ererash e tinguj buzesh lind e lire, vdes me brenge! Verona me 1 tetor, 2016 20:21

****

Dua te shkruaj nje leter per ty mbushur me qortime dhe me fjale te embla prej puthjesh ne prush me duart e pranveres te mbjell ca lule ne zemren e gjere qe te celin

ne syte e mi sa here qe jam e trishtuar. Te shkruaj, per ca lot te derdhur kur me braktis ne heshtjen e vetme, si zogeza ne fluturim me nje flater.


Comentarii


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page