top of page

NJE SHPIRT FEMIJE PA VARR-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 12 nov 2016
  • Tempo di lettura: 2 min

Gjersa jeton dimri ne zemren e njeriut Me gjak te pafajshem lahen kalldremet Mes nentor dymije e gjashtembedhjete Ndodh, ne Durres, ne Paris, ne Verona Si kafshet, nga nenshtesia shikohen dhembet Mengjes!..Zot i plotfuqishem..sill per te gjithe Ne nje trokitje te lehte Nga sot shpona mendjen

C'emer ka rome, shqiptar, grek o italian Ne cader te hapur Ose, nje shtepi ne Tirane Duhet te hapim damaret e ngrira Drejt diellit Ti japim nje grusht malit

Me keta pushtetar ziliqar e nacionalist mjeran Me keta yje te zbehur Nje foshnje nuk gjet varr Me frymen e nxehte pertoke Me deshiren te jetoj ende Ka harruar te arratiset Si nje zog ne pranvere Ne qiej te shpreses

E me flisni akoma per liri Gllenke peshtymash Gjynafqare te shekullit E bota rrotullohet rreth jush Ne syte e vrenjtur Varferia eshte ikone

Ju kerkuat zemrat tona Ju a dhame Ju kerkuar jeten tone Ju a falem Meshire per kermat Meshire per djajt O perendi njerezore E ne qe heshtim Vrares vrares

Per te gjitha lotet e djaloshit Endrrat e hijshme te rinise Une denoj perbuzjet cinike Dhe perendite e vjeshtes

Qani mbi trupin e njome Nje lule dhurojeni mbi barre E nje perulje ne heshtje E meriton trimoshi i pafat

Prane kurmit te tij Nuk eshte nena Parakalojne ca hije Nje motociklete, nje mercedes

Koha e ligesise Koha e ligesise Koha e ligesise Koha e ligesise

E shikon djalosh Nuk te foli njeri Lule nuk te hodhen E verteta eshte thike

E ashper ne place E ashper ne place

Qani o zogj Kendoni o engjej Ju tulipane qeshni Qeshni ju trendafila

E Visheni Diellin E Ri

Dhe ti ere Mbaje ne krahe Coje ne qiell Jepi syte e drites

Me degjoni c'thashe? Jeta eshte djaloshi Fryma eshte djaloshi Kenga eshte djaloshi

E dinjiteti ne toke E dinjiteti ne toke

I beni shoqeri dhendrit I beni shoqeri dhendrit

K- A - M T-U-R-P Verona me 11, nentor, 2016 19:49


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page