NJE FJOLLEZ DEBORE - Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 3 dic 2016
- Tempo di lettura: 8 min
Shume vite kane kaluar qysh atehere, dimri eshte mik - debora te ngrohe... Kur bota vuan, nje fjollez jam une mes qindra e mijerash te tjera sinore.
Bie ngadale ne trungje pishe e lisi, mbi gjethet e pjekura te vjeshtes; Pa lenduar plaget , zogjte, filizin si nje ilac per dhimbjet ne eshter. Verona me 7 dhjetor, 2016
Po betimi per shenjtoret eshte qiellore? Po kenga qe kendojne me zera nimfash e kendojne? Po fjala e tyre ka gjethe dhe palce ne mish? Po dashuria ne zemer eshte virgjer, apo?
E them, se betimi i vdekatareve eshte i gjalle Se kengen e mbledhin ne bahce me borzilok me ze bilbilash, Dhe fjala e tyre gjelberon ne syte e pranveres, Qe perendite e medha lypin pak dashuri Ne mitren e tokes.
Qielli yt eshte ndricimplot e kaq i hijshem, Qielli yt sa vjen e lartesohet mbi qiejt e tjere, Dhe kjo zemra ime sa nje kanarine Ka filluar qe menate te mbushet me vrer.
Ashtu me vrer, ka helmuar damaret ne thellesi Dhe dridhen muret si purteka ajri ne ere, Kaq dhimshem, kaq embel, kaq ciltersi, Sa nje cupeline pesembedhjete-vjecare qe nuk mban toka Gjer ne yllesi.
Verona me 13 dhjetor, 2016
PA SHIKO
Zoti im sa e vogel na qenka bota per ty, per mua pa shiko yjet mbi re si bejne ski e shiko qiellin ne ujdi e ne syte hyjnore te henes ku pergjunjet dielli
AMORE UNICO, AMORE FOLLE
Ma quanto sei buono. Ma quanto sei bello. Morbido come un pezzo di pane da mordere con fame. Dolce come un bicchiere di vino da bere fino all ultima goccia. Arida come una terra secca di fare l'amore all'infinito. Doloroso come la croce di gesù tatuaggio scritto con sangue di quanto ti amo.. Amor, amor folle, amore mio.
nje fjale ka krahe te te fluturoj ne qiejt me te gjalle eshte po nje fjale qe te fut shtate pash nen dhe kam folur me yje ndricim plot e sekretin mos ia njohin kam folur me heneza kalimtare e bukurine t'ia shemtojne ed mos u mendoni thelle Antarktida nuk eshte larg jeton brenda njeriut. ed kam mesuar te shikoj cdo njeri qe kalon prane meje dhe te ruhem nga levizjet se nuk duket nga trupi, o nga ecja djallin qe ruan ne shpirt sado te jem e kujdesshme me syte kater si lugate ne brigjet e panjohura, e te braktisura ne digat pa emer, e te permbytur, do gjej nje gjurme te gafores plazmuar kush e di se kur nje iriq ne dekompzimin e siperm me krimba ne tru o nje shperthim degesh ne vjeshte me sythe te rreme si tokat e derdhura ne Vjose me humus te vjeter por tashme kam mesuar shtigjet e egra ku ererat behen gershete dhe fjollat e para te debores ma zbardhin rrugen vete. ed Kur nje shpirt djeg dashuri brenda mureve te mishit ku zemra mberdhi si nje kanarine ne dimer dhe loti behet sa nje gur, heshtja krijon mbreterine e saj mes fjalesh te pertypura ne nje bote te rreme ushqehet me egoizem varfanjak dhe vdes ne mjerim pak ngapak, dal ngadale. ed Vetmine nuk krijova une as e polla nga brinja ime qe fajtore te jem e gjeta ne shpirtin tuaj qe ishte me kallkan nga vdekja. Tani eshte vone pendimi qe falja te kete nje vlere me mire shqeto me te verteten ne sy se te behemi hipokritet e jetes. ed Me gjithe ate zjarr qe nisa drejt ne zemren tende plase ne lekure, gjer sa e bere shkrumb e hi. E ku nuk u ndeze, nuk do digjesh kurre, "ule zerin e fol ngadale, degjon nena me ben fjale, trim i larg kapedane."ed "prit dhe cik nen dritare, sa te vesh nje pale sandale, trim i bukur zemervale."ed Me dhemb dhimbja ime, Ndricimi i syve te tu akoma me teper!ed amore ti amo, ti amo amore mio, amore mio ti amo, amore ti amo, amore ti amo da morire, amore mio, amore folle, folle, folle. ed Te genjen mendja sa nje grusht qe gishtat e dores nuk i mberthen dot, sikur ta mbyllesh dal nga dale, duke numeruar do te rrefesh me goje sa vite ke shkuar. Harroje, pleqeria nuk ben per ty te vdesesh nuk ke kohe, thoi doktorit, te vizitohet ne doktor. Po mire, kaq shume e vure me jeten: kush te vrau, qe qan kaq vrer, ku te dhemb? Pse llahtaron te ikesh? ku ? Per c'berthame me flet profeti, ah, me! Ja ku te jap nje pale krahe, te ngrihesh nga toka lehte sa nje djale. Verona me 3 dhjetor, 2016 22:33 Si mund te flasesh per liri kur ti nuk respekton dinjitetin tend, fjalen tende, dhe hapsirat e tua? Kur turma brohoret jo, dhe ti jo, kur turma uleret po, dhe ti po. Ku di une, ku e shpreson lirine tende ti!? Duhet kurajo te jesh i lire, vendosmeri, mundesi, sepse jemi te lire, por asnje ne bote nuk e gezon teresisht kete privilegj, ngaqe eshte pulsi me i fuqishem qe vret padrejtesite. Njoh shume si ti, te lidhur ne zinxhir, o si zogu ne kafaz, por gezojne per te tjeret se jane te lire. Sakrifice? Po! Sepse jo te gjithe dine te administrojne veten, ta kesh lirine e ta shperdoresh. Njoh te tjere, qe luftojne dhemb me dhemb me vdekjen, me naten, gezojne liri te plot, e te tjere te prishin ekuilibrin nga zilia. Dhe te tjere, te lozin, duke dale nga binaret njerezore, e duke menduar se bota u perket. Njoh te tjere se ndihen te lire, por lirise nuk dine kuptimin. Se liria nuk eshte nje fjale goje, nuk eshte nje pyll, nje mal, nje fushe, eshte shpirti i shenjteruar, mendja e hapur, eshte lufta karshi erresires, gjithe drejtesi, gjithe urti. Kjo eshte LIRIA. Eshte e pamundur, shpjegimi me fjale ndjeshmeria e diellit! Kjo llambe e arte lind dhe qiejve gri se ne pergamenen e qiellit eshte harmonia e henes magjike por edhe dhimbja, dhe fama! Sa nje veshnik i rrushit dehin gjithe universin behen sunduesit pushtetar te botes, si ne mbreterine e perjetshme te Zotit kaluar kokes nje kurore, qeverisin konstelacionin! ed FIDEL KASTRO Nentedhjete, vjec! E dini kush vdiq? Lideri kuban, mbylli syte e plakur. A thua, zemra i ka pushuar ne drite, O shpirti i doli se ishte kalbur? Tamam sa qe i gjalle dominoi te gjallet, sa kishte fjale e foli sa pati fuqi Keq mire, drejte o padrejte, beri te pa munduren diktatori. C'ka dinte, e beri pergamene. C'ka e urdheronin, nuk urdherohej. Mik me Mandelen, Che Guevara, Kennedy, Lenin, Stalin, Pinochet, Hussein e Hitler. E dija, per komunistet! Fashistet? Shtanga beftas, u mbylla ne heshtje: Por populli parakalon me lote ne sy, se koherat e lashta vdiqen mbi dhè. U mblodh bota. Kokat e medha. Mishin dhe eshtrat do ia djegin. Hi sketerre. Zi nacional nente dite e nente nete me kater dhjetor dymije gjashtembedhjete. Verona me 30 nentor, 2016 18:42 KENGET E PROFETIT Fryme profetike me pushtet perendie, lirike magjistare qe te merr jeten, lirike engjellore si ninulla e nenes - ndoshta ne to hedh kripen Vlores? Mos i ushqen me gjelberimin e cmendur ne fushat smerald te Menkulasit? Ndoshta lare ne ujerat e Devollit ne kthjellesine e henes? O rritur si murgj ne ahishte larg nga syri pergjues? Mos jetojne ne flore dhe fauna si lisi? si ahu? si pishe? Oh, sikur ta dija te verteten ne ethet e lundrimit? Ne strofa e ne vargje te fjales, si shkruhet, o fazen e lulezimit? Verona me 30 nentor, 2016 15:45 "Frymen tende e ndjej prane.. qarkullon ne gjakun tim" Nuk ka dyshim lidhja e poetit me Zotin, vjen natyrale, miqesore, provokuese, por edhe ne nje nivel. Njeh lutjen, gjynjezim hyjnor, vdekatar, fluturak dhe gjurrmndjekes frymes prindore. Fut ne "loje poetike" politikanet e deshtuar, sepse ka arsye, prova, jeten ne dore qe e tregon mjaft lirshem. Dhe Profeti, eshte i vetedijshem per artin tij, pa shume nenvleftesim sic e bejne koleget. Po..! une jam poet! Dhe eshte mrekulli! E ku ka me bukur se te njohesh perendite qe jetojne brenda teje, fuqine mbi njerezore! Nxjerr ne pah dobesite, veset, virtytet. Bota duhet permbysur, - thote profeti. E pretendon dinjitoze, e deshiron akoma me te cilter. Venia ne prove, nga Zoti, eshte nje zotesi ne shpirt dhe kapacitet ne perballimin e shirave dimrerore, ererat e vjeshtes. Dhe Profeti i gezon ndryshimet, qofte edhe me fjale, fjale revolucionare, reflektuese, enderruese. Me shume se komplimente! Verona me 30 nentor, 2016 Sepse artist do te thote te jesh gjer ne frymen e fundit, dhe NOTIS, e gezon kete priviligj qe jeta i ka dhuruar. Ne live, duhet, zeri, lufta per te mbajtur emrin ne piedestal, atje ku qendrojne vec yjet. Te bukura dhe kenget e reja. Miremengjesi ne te gjitha gjuhet e botes! ----------------------------- Nje ze brenda meje pyet degjo ketu, o Zoti im: ti je i bukur, i mire, je i madherishmi, dhe babai yne Nuk e di nese bere nje kryq, o ndoshta qellimisht! E diellin e krijove me te bukur, te madh, me te madherishem nga Ty! Por, gjithsesi, na qofte e verteta, o imagjianta ime: perulem para teje, qe je prane ne udhen e jetes; kam keputur nje nyje muzes e fjalet fiongo: ti mos zgjat veshtrimin larg me qene kurioz. ------------------------- KUR MUNGOJNE FJALET Me thane, fjalet iken per pushime, andej nga Karaibi, shtrire ne rere, marrin diell, zhveshur diku ne parali. Po mire e ben, qe u arratisen nje jete kane dhe ato, nganjehere dalin vale te ngrohta, e tjeter sjellin acar te ftohte. Dhe nese buza cahet si shege neper dhembe fshihen nga turpi, se te clirojne nga mekati te shkretat, o te mbyllin ne qeli te shpirtit. Me ka ndodhur ti lidh me zhinxhire o Zot, me c'fuqi i kepusnin hijet, me conin ne mal, te lexoja Biblen, me conin ne lume te laja plaget. Kur me shikonin duke qare disa lote i pinin nga etja, dhe uleshin serish si me pare kur gjithe stoli perendonte hena! C'te them per diellin ne lindje hesht neper nate, me qellim! Jam betuar, do pres ne te gdhire, fjalet nga trageti te zbresin. Ndrojtje nuk kam, falje te kerkoj, e kam ne maje te gjuhes, pafajesine: lulet qe rris ne zemer, per ty dashuri te gjitha i kepus. (ose, vec per ty dashuri i rris.) Verona me 28 nentor, 2016
--------------------- Si? Si? Se jam pak e vonuar une. Ti, po me thua, se flamuri shqiptar te rri krah atij turk? E nuk mbaron ketu, se duhet dhe krah atij kosovar? Shkuluni, nga vendi, trushkulur. C'pune ka flamuri turk, ne festen tone! Pa cka se kane ndryshuar mardheniet, sot feston Atdheu yne, e asnje tjeter. Kjo te jete e qarte, per te gjithe. Jam serioze per ate qe them. Nuk kam fjale perkedhelese une persa i perket tokes time. Nje perqafim te paqte ed
.................................. Thash - edhe - them Ue, ue, ue! Ne ngjitje, ne kthesen e ures shoferi kishte hapur, kompjutrin. E kishin zene te prerat, te shkretin. C'te kishte kaq urgjence? Nja pesedhjete metra, dhe hynte ne parking. Te qeshur me lot, me lot.. Hahahaha! ------------------ AMANI, MOJ SHOQE, AMANI kam nje ftese per darke po nuk kam fustan amani moj shoqe kush do te ma fal ku e ka shtepine nga era feshferine amani moj shoqe kendoni per dashurine per nje gote me vere edhe syte i nxjerre amani moj shoqe per te madhin diell lulet e pranveres te dergjen ne flake amani moj shoqe paskam lindur me fat ed
------------------------
BIR BUSHTRE
Bir bushtre: ti duhet te kesh dale nga brinja e djallit krijese e kryqezuar ne qenie prapanicash... Ndaj, sot del ne shesh si pederast ngaqe te therret gjaku. Apo jo?
----------------------------
Dashuria ime fluturon mbi qiejt magjishem, kendon nje kenge ne partitur, kendon liri te cmueshme, vite derdhur ne vite. Edhe ai, ndricon kaq hijshem i vecante, me pasion e me zjarr mbledh te gjitha lulet e tokave te mia; cdo puthje te fisme, qe rebelohet, qe del nga flaka, nga rrenja tek maja, percjell, pranveren ne lulezim. E tera nje fryme! Nje kor, dridhme, trup me trup ne nje. Dashuri...qe kalon dimrin pa frike me dashuri. Te dua! Shpirt...
------------------------------ NATE DHJETORI 2016
Mbremja ra shpejte, mjegulla nderi krahet,
nje gjel ne anen tjeter te gardhit
ne nje peme te vogel i mbledhur nje grusht
pastron puplat e lagura.
E qeni lidhur ne trungun e holle,
pergjonne cdo levizje qe bene;
hedh mbeturinat, jashte kangjellave gri
te veshur me brymen e re. Ah behari
ne vend tjeter shtegetoi kaq embelsa jeta,
keshtu si nje dallendyshe
e re drejt qiellit plot diell.
-----------------
Gerthitja e detit dhe loti i vales - Edlira Jorgji Doko Gerthiste deti:vjeshta, vodhi kodin! Vjeshta vodhin kodin! Kapeni! Ne maja e malit ne fusha, e ne rrepira. Vjeshta me vodhi kodin! Det, o deti im,- i thote vala. - Mos akuzo vjeshten, jam une ketu, loti yt eshte burgosur ne njemije fjale e sy! - Oh, vala ime, tradhtarja ime e shenjte! Shenjterim u befsha per ty! Eh, ngazellente, gazmore ajo, - sa te jem une, frike mos kij, ketu ne keto krahe dallgesh te vdesim si Romeo dhe Zhuljeta, Posejdoni im! Vjeshta, qe vjeshte nuk ishte, rrokullisej ne dege drite, pa urrejtje, e pa smire nisi kengen e vetme te pranveres!
--------------------------
Comments