caste-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 4 dic 2016
- Tempo di lettura: 1 min

Kur nje shpirt djeg dashuri brenda mureve te mishit ku zemra mberdhi si nje kanarine ne dimer dhe loti behet sa nje gur,
heshtja krijon mbreterine e saj mes fjalesh te pertypura ne nje bote te rreme ushqehet me egoizem varfanjak dhe vdes ne mjerim pak ngapak, dal ngadale.
&
Vetmine nuk krijova une as e polla nga brinja ime qe fajtore te jem e gjeta ne shpirtin tuaj qe ishte me kallkan nga vdekja.
Tani eshte vone pendimi qe falja te kete nje vlere me mire shqeto me te verteten ne sy
Verona me 4 dhjetor, 2016
&&&
Rebelimi do vinte tek dielli. Domosdo, domosdoshmerisht, ishte shkruar ne nje toke qielli, emri dhe fama e tij. E them pa ndrojtje, nuk frikohem nga vite nuk u zhyt ne asnje det te juaj, ne asnje lume te marre, me rete e kam pare te kendoj, me eren ne cdo levizje si nje qen besnik me padronin e tij. Nuk e di pse thone keshtu kete thenie kaq te vjeter, por e kembej. Shkruan, nga kohe ato fjale kaq te ngrohta, dale nga shpirti, si nje poet i lashte mbi penen e tij.
Comments