top of page

SHQIPET NUK LAKMOJNE...Edlira Jorgji Doko

  • Edlira JorgjiDoko
  • 18 mar 2017
  • Tempo di lettura: 3 min

Shqipet nuk lakmojne miku im as quajne qyqe shqipet e tjera as nuk vdes nje shpirt i rralle, kur gerthasin ererat... Eshte ajo perendia ne Olimp gjaku i saj i paster qe thur endrra per yjet... Eshte ajo hena e vetme qe lakmon cdo udhetar nate, cdo poet...

-.-

Kenga e saj ngjit shkrepat e larta te thepisura... veza e saj e pa deshtuar ne kashte prej fshati beri te njohur e te panjohur te pergjunjen... Asaj i kendohet lavdia ne tre gjuhe... Asaj himni dashuror... ajo me e deshiruara... me e luftuara.

Ajo me e coptuara Ajo qe fal buzeqeshje... Ajo qe jep trishtim... Ajo qe fal kaltersi, eshte Mish nga mishi Eshte roza dhe gjembi Eshte lulja plot arome Dhe nje stoli. Dhe ti e di.

-.-

Ajo rremenja e bukur me fytyren e qeshur ajo qe kerkon falje ne emer te huaj shpirtgjera e lira magjike dinjitoze zemer buta realiste fryme prej qielli zeri profetik. O mik, po ti e di!

-.-

Ajo qe mbron te drejtat e njeriut e kunder cdo paragjykimi dhe rracizmi... ajo qe flet kater gjuhe e shkruan shqipen elegante, e qe rrefen dashurine e cmuar kunder dhunes... ajo qe vetem jep pa shkembim.

Kembengulesja e drejta ajo qe hidhet ne flake per virtytet Simfonia hyjnore ajo qortuesja me shpirt pasional Pa hile... Ajo e luftes! Ajo e paqes!

-.-

Asaj i takojne te gjitha furtunat asaj dhe vetem asaj... se asnje shqipe tjeter i ngjan... se asnje zoge tjeter nuk fluturon kaq lart... Edhe ne dimer e lagur nga shiu, ne bore e ne bresher... nuk hakrrohet... nuk njeh xhelozi as mallkim... pa urrejtje lengon ne heshtje... pa ushtri...pa roje personale... dhe pa anti plumb... me jelek engjellor... gjaku prej zjarri ne venen e saj... oh!beri te levdoj edhe mjeranet te marrin mirenjohje... i beri me emer e fame... Te enderrojne sot, mot, ne perjetesi... ajo dhe vetem ajo, tregoi udhet e drites. Diell ne gji.

-.-

Eshte ajo qe nuk njeh gjuhen e smires, qe tregon te verteten perballe... E qe mbart forcen. Vrullin. perendite ajo qe i ka te gjitha. Ajo qe nuk lakmon vdekatar! qe matet me koka hyjnish... Ajo dhe vetem ajo, i shpeton ferrit... e palodhshmja... E mira shqipe... si nje permendore ne duart e Zotit!

E bekuar si kometa bisht arte... Ku kalon lulezojne trungjet e thara. Nje pranvere pa vjeshte... here si stuhia here si valeza mbi shkemb... e bekuar. Fryma e saj enderruese ku frymon. Orteqe behen malet Fushat derdhen me drith... i bekuar loti i dhembur ne cilin sy bie. Cliron shpirtin nga mekati. Lumenj e dete cdo stine gjallerojne... e bekuar, ne jete te jeteve ajo shqipja pa tituj... E qe gezon, privilegjin me te madh. Te quhet... SHQIPE...

-.-

Ajo buke Ju gure Ajo vere Ju udhull Ajo mjalte Ju balte Ajo jete Ju vdekje Ajo peme Ju gjethe Ajo. Ju.

-.-

Eshte ajo mengjesi ne agim...

-.-

Ajo nuk lindi ne yllesi... Ketu ne toke... Dhe krahet e vogla rriti me durim. Shenjtorja pa tituj.

Mos e quani poete nuk ka lindur e tille mos i beni komplimente nuk i merion mos e cmoni... s'ka ku ti mbaj mos i kendoni nuk mund te pergjigjet as te dal neteve do te ishte hene ne mos nje yll te shetiste ne qiell. -.- E bekuar si kometa bisht arte... Ku kalon lulezojne trungjet e thara. Nje pranvere pa vjeshte... here si stuhia here si valeza mbi shkemb... e bekuar. Fryma e saj enderruese ku frymon. Orteqe behen malet Fushat derdhen me drith... E bekuar loti i dhembur ne cilin sy bie. Cliron shpirtin nga mekati. Lumenj e dete cdo stine gjallerojne... e bekuar, ne jete te jeteve ajo shqipja pa tituj... E qe gezon, privilegjin me te madh. Te quhet... SHQIPE...

Verona me 18 mars, 2017


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page