ZOT NA RUAJ NGA KLITHMAT E LUFTES -Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 10 apr 2017
- Tempo di lettura: 2 min
Zot na ruaj nga klithmat e luftes, se kemi prinder e kemi femije, eshtrat shkrijne si ne zjarrin e furres nje jete e beme me sakrifice. E s'kemi nge te vdesim se shpirtin na e dhurove ti.
Me kaq mund na rriti nena qe nuk tregohet me fjale. Kush i urdheron zoterinjte e botes qe bejne c'te duan, mekat me lumturine tone.
Zot na shpeto nga kthetrat e ulerimes, se kam nje zemer te dobet, e nese shikoj nje gjysh o nje gjyshe vrare nuk di cfare jam ne gjendje te bej. Nuk do pergjigjem asnje gjyqi per dobesine time.
Ata qe djegin endrrat e para te denuar kane lere nje lule, e nje peme ne kopshtin, qe u rriten se mbollen ne pranvere.
Ata qe pushkatojne lirine heret ne mengjes, qe plackisin kufomat e vrara qe ngasojne me skiftere; qe shkaterrojne, rruget qytetet e burimet, gjithcka, e qe gerthasin himnin e nates, qe ulerasin si ujqerit me henen e plot sikur toka u perket ne breza prandaj marrin hak.
Ata qe helmojne lumenjte e paqes fushat e mbjella, malet e larta qe u deshen shekuj te ngrihen; qe bombardojne grurin ne pjekje; buken e perditshme e ngroposin nen dhè, pa meshire, per natyren e embel.
Ata qe shkelin lendina me poezi si kufomat ne Auschwitz pa kurrefare diference; se rracizmi, ushqen urrejtje Zot, si the: toka te prodhoje sythe, barishtet te prodhojne fare, e pemet fruta.
Qe te zbukurohej qielli me zogj plot peshq neper det e oqeane per shtate dite e shtate nete qe njeriu djallezi mos njihte; qe te shtohej me dashuri ne oaze renkimesh pas cdo vdekje e cdo lindje.
Zot na ruaj nga etja e hidhur, se kemi atdhe e kemi fis, larg me larg nga uji i zi e me driten e perendise. E kohe nuk kemi te vdesim, e kemi fatin shkruar gjate. Verona me 10 prill, 2017 12:04

Comments