top of page

GJITHMONE ESHTE NJE DASHURI ME E FUQISHME NGA TE TJERAT-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 21 apr 2017
  • Tempo di lettura: 1 min

Gjithmone eshte nje dashuri me e fuqishme se te tjerat, dashuri qe te rremben shikimin, zemren; dridherimen hyjnore; heshtjen e shkurter mes buzeve te nxehta.

Gjithmone do jete ajo etja e uritur, e embel sa mjalti, e hidhur sa helmi; e paperseritshme; dhe ne erresire ka jete.

Dashuria per hapin e pare nen kujdesin e gjyshes, dashuria per gjellen ne zjarr nga pritja e nenes, dashuria per rrogen e fituar me djerse numerimi me gishtat e babait, dashuria per endrra e fshehta te adoleshences plot me dliresi!

Dashuria per diellin me te bukur ne bote te vendlindjes, dashuria per njerezit e fshatit mbledhur ne qender, dashuria per kohen e pjekjes se drithit ne arat e gjera, Dashuria per kumbullat e tharta ne deget e derdhura!

Dashuria per kengen e gjelit ne kotec perbri shtepise, e per blegerimen e qengjit per qumesht ne pritje te deles, dashuria per Murgon shtrire ne ballkon me syckat gjysem te mbyllur, dashuria per pemet ne lulezimin pranveror me parfum te forte!

Dashuria qe nuk njeh vdekje ne syte e zemres, dashuria e thelle ne frymemarrje nje e vetme, dashuria qe ka emrin me te cmueshem NJE kurore, gjer ne fluturimin e fundit drejt drites do jete FAMILJA! Verona me 20 prill, 2017 13:27


Commentaires


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page