KUR UNE SHKRUAJ (varianti II)-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 21 apr 2017
- Tempo di lettura: 3 min

Kur une shkruaj, me gjak pasional, cmendem nga gezimi Ne naten e thelle ne qetesine e plote gjej paqe, E si nje puleder ne brigjet e oqeanit te gjere e pafund behem pafundesi Kur shkruaj me lot ne sy e bej dashuria ime per ty;
Kur shkruaj dhimbjen e njeriut pikoj miresi si Krishti Ardhjen e pranveres ngazellej, si nje dallendyshe ne qiellin e lire, Ndjej dimrin, termetin, vullkanin, vdekjen nen lekure E clirohem nga cdo emocion qe mbaj brenda meje;
Kur une shkruaj ngjasoj me nje peme me fruta O nje nuse rrethuar me krushq e vallezoj me diellin, E, jam hena magjike, e arte mes yjesh Eternitet me endrra gjer ne veshet e Zotit;
Udhetoj me trenin e jetes e kaloj pertej horizontit Leshoj shiun ne token e thate, presente e zhurmshme, Qe shperthej lule nga harresa o nga nostalgjia Qe gjelberoj si pyjet e larta mes malesh.
- Ah, kur une shkruaj, jam lulkuqja e grurit ne tokat e "fushes", Nje engjell qe mbaj doren mbi pene; rrefej driten, Ndez ferrin, shuaj parajsen, karavane me dasmor, Jam sherbetore e ylberi i shpreses ne cdo liman...
Jam kembana e kishes ne fshatit tim, E boten? E mbaj ne pellembe nje gjithesi Jam agimi e perendimi i dites, rrjedha e melankonise, E mbytjen e dallgeve e pikturoj me dinjitet.
Nuk shkruaj per fame, te jetoj ne poezi Flas me perendite qe te shikoj veten te dehur; Dhe harroj te ha buke e te pij uje e te flas Kam nevoje te tregoj te verteten e humbur.
E dini si bashkohem nje me forcen e natyres? Si nje krahe, si nje shpate, si nje pushke, si nje fryme, krijese, Si nje ndjenje e dridherueshme; Nje delfin me tinguj te vecante, degjoj poet.
Kur une shkruaj gjej veten time ne idhuj;
Lart sa shqiponjat e poshte si zogjte kengetar, me ate heshtjen e embel E te padukshme, behem nje buzeqeshje femije, nje bastun pleqerie, Nje germe ne letren e shenjte.
Kur shkruaj, nuk mbaj telefon as libra prane, pervec mendjes, shpirtit, zemres, dhe gjakun tim!
Flamujt e gjithe botes, himnin unik njerezor, Qe te luftoj shoqerine e semure dhe padrejtese.
Me damaret e zemres, formoj korde muzikore, qe me shoqerojne, Kur vuajtja, shumfishohet, ashtusi ne lufte derdh gjak, Plagosem, humbas gjymtyre, copeza zemre e nga shpirti Riperteritem cdo stine, vrapoj e ndaloj, lagem e thahem.
Behem stuhi e shkrepetime, ngre dallge me terbim o perze djajt, Prek shpirtra te dhembur, oh nje kenaqesi baraz me dashurine fizike, Me lindjen e femijes, e brishte, e mencur, e vecante, Si bej tatuazh ne mish cdo gjethe me veshjen e njeriut?
Kur une shkruaj degjoj shpirtin, si shpreh dashurine o revolten, Kur ka deshire te qaj, si nene e grua e poete, Ndertoj komedi, tragjedi, fabula, poezi, pak proze, esse, histori e politik, A nuk eshte gjuha ime e persosur LIRIKA?
Kur shkruaj e boshatisur kuptohet gjalleria e vdekur: Ndaj, cdo here, e kam te domosdoshme pauzen Qe te mbushet pusi me lengje nayrore e me humus Me lumenj e liqene qe ngopen si nga bora e shkrire!
Kur une shkruaj, kam dashuri per te zbrazur nga zemra Shkruaj te shuaj etjen, me kujtimet sezonale ne kerkim, Kam nje bote qe deshiron te rrefehet; Por dhe te mbaj gjalle rrenjet ne tokat e mia... Nene, gjalle rrenjet ne tokat e mia! Verona me 20 prill, 2017 20:50
Comments