top of page

KUR UNE SHKRUAJ(varianti III)Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 22 apr 2017
  • Tempo di lettura: 1 min

Kur une shkruaj ngjasoj me nje puleder ne brigjet e Paqesorit kur une shkruaj kam kryqin ne trup me dhimbjet e Krishtit kur une shkruaj ngazellej si nje dallendyshe ne qiellin e lire kur une shkruaj leshoj shiun ne token e thate pa pushim kur une shkruaj shperthej lule nga trishtimi o nga nostalgjia kur une shkruaj jam hena hena e arte mes yjesh kur une shkruaj jam drita e shpreses ne cdo liman kur une shkruaj ndez ferrin e shuaj parajsen kur une shkruaj harroj te ha buke e te pij uje e te flas kur une shkruaj kam dashuri per te zbrazur nga zemra.

Kur une shkruaj nuk mbaj telefon as libra prane pervec mendjes, shpirtit, zemres, dhe gjakun tim te paster e kur vuajtja shumfishohet ashtu si ne lufte plagosem.

Humbas ndonje gjymtyre por riperteritem cdo stine e vrapoj ne syte e shenjte te universit. Verona me 20 prill, 2017 20:50


Comentarios


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page