MITOLOGJIA E VJETER VLLAHE - Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 8 ott 2017
- Tempo di lettura: 4 min
Aggiornamento: 16 set 2021

Mitologji e vjeter, me nje identitet te vjeter, me nje gjuhe te vjeter, e cila mbrohet edhe sot me dashuri, me pjekuri, me qellim, e me vetedije
Cdo event ka prejardhje te lashte "ala arremeneshti" te sjell, perafersisht me persosmeri, gjer ne shekullin e 21
Eshte per tu theksuar se, dielli eshte shume i pranishem ne kenge, ne jeten e perditeshme, ne priken e ciftit, qe shoqeron ne nje nivel baraz me perendine; eshte per tu theksuar se, vendosja e gurit ne koke, eshte nje lutje qiellit per vendosmeri, qendrueshme jetike; eshte per tu theksuar se, kjo kulture, e lashte sa malet mbi toke, e bukur sa fushat ne pranvere: flet me syte e drites, nuk ka te vdekur, as do te ndodh ndonjehere, per koken e betejave, rreziston ne cdo intrige, ne cdo perbuzje, dhe fluturon drejt qielli te lire evropian.
GJUHA. GJUHA THOTE
Gjuha eshte forma e komunikimit, ate qe mbart perbrenda shpirti. Ose me mire: ajo qe nuk fshihet ne heshtje( e cka nuk fshihet thuhet hapur me vargje o me kenge). E cdo kalim kohe, o event historik, te mbetet brezave te rinj shkruar ne bergamene prej guri me perpikmeri.
Ne rrjedhen e shekujve Gjuha dhe aremenet ishin nje trup i vetem ne udhetim, qe nuk njihej me alfabet, liber, percillej gjallerisht me kembengulje qe te mos harrohej melodia e origjines.
KENGA. KENGA ESHTE IDENTITETI
Ne shume kenge eshte kuptimi dhe rendesia e gjakut. Ne tekstin"Moj Lenushe, moj kukull" percillet ndjeshmeria e djaloshit te dashuruar, fisnikeria e pritjes; edhe pse iku me te huajin.
"Moj Lenushe, moj rremene\ kur vije atje tek kroi\Moj Lenushe, moj e bukur\kur vije ngarkuar me uje\Moj Lenushe, qe ike \me te huajin u arratise\Moj Lenushe, qe te shikoja\dhe ne kete ore le te vdisja\".
Emocione te fuqishme.
E dhimbshme dashuria e djaloshit arremene Kenga dhe teksti bazohen ne histori te virgjer, autentike, per te rrefyer dashurine e pavdekshme edhe kur ajo iku me te huajin, shpresat e tij nuk shuhen(por behet kaq e etshme pasioni dashuror!).
"Me dergoi gjyshja o me dhene - thote nje balade tjeter - mua me vjen frike, gjyshja me ka te vogel \ vajze te pafejuar \eee.."
Ndershmeria e kesaj kenge sa origjinale kaq dhe e admirueshme? eshte nje perandori! Keshtjelle me vete, me fjale te thjeshta, jeta e vuajtur e fshatit, frika e vajzes, shqetesimin dhe trimerine e gjyshes (duke e derguar vajzen e re me bagetine e shtepise). Prejardhja e vargjeve, antike, sa eshte vete mitologjia. Nje kapital moral me ngjason, qe meriton mirenjohje.
"O moj me lidhi qenin tek dora\ mua me vjen frike, gjyshja me ka te vogel\ vajze te pafejuar \eee..."
Lidhja e qenit ne dore, te vajzes, simbol dhe mbrojtjes ne rast rreziku: por asnje rrezik, me te madh, nuk ka per gjyshen, se sa nje djalosh i huaj, o ndonje qe kerkon nderin e vajzes para marteses.
Kryeveper mendimi - kastiteti - monogamia - kurora e pare dhe pavdekesia e saj ne udhet e perjetsise.
"Oh lele ma mbushi trasten me buke\mua me vjen frike, gjyshja me ka te vogel\vajze te pafejuar \eee..."
Nuk mungon dashuria dhe kujdesi i te medhenjve per te rinjte.
DHIMBJA, DHIMBJA E EGER
Edhe keshtu, hyjme ne thellesi te identitetit, ne lidhjen e veshtire mes ciftit, ku domosdoshmerisht, behet, e pranueshme dhe e llogjikshme.
"Sikur te vije ne nate ne shtepi\ burri im i mjere..."
Largesia krijonte pa siguri ne anen e dobet te familjes.
"Te te shikoj familja ne zjarrin e vatres"
Qarja e hallit me letra, ose dergues te rastit, ishte komunikimi qe behej gjate gjashte mujorit te kullotjes se bagetise.
"dite e nate me kopene"
E padurueshme per gruan qe mbante gjithe peshen e pragut, dhe gezimet dhe hidherimet ne fis, ne fshat dhe jashte tij, prandaj ajo shperthen edhe me denese ne cdo event familjar, cdo mjerim: por nuk ka pergjigje, edhe prandaj shperthen dhe e quan "burri im i mjere"
"se mbajtsja nuk ka me kripe" "u be vajza per t'u martuar"
Te gjitha sa thote i thote pa frike, pa te keqe, me dashuri, me buze - plasur, sa e deshiron kreun e madh ne shtepi...
Ne te gjitha kenget pasqyrohet realiteti i vuajtur. Por ne kete kenge"Burri im i mjere" eshte e pa kontrollueshme edhe nemia e gruas karshi burrit te saj, prindrit te femijeve, qe e ben dhimbjen akoma me te gjakosur, shenuar, ne bote te madhe, te vetmuar nga bashkeshorti, sa jep ndjesi te nje monologu privat me fytyrat e ndryshme te jetes: lotet, malli, deshirat, mungesat, rritja e femijeve, krijojne plasaritje dhe dashuri te dendur sic eshte lidhja burre e grua, babe e nene.
"na na na !! keto te te ndodhin burri im i mjere... cfare kerkon ne Malin e Thate burri im i mjere..."
Dridheruese...shume madheshtore figura e gruas, sa ikona e perendise, nje imazh ndertuar me brishtesi e fisnikeri e sinqeritet, Pa dyshim, te mrekullueshme!
BOTA E BRENDSHME E VALLES
E magjishme "vallja e baritorit". E embel lidhja mes djalit dhe vajzes. Kjo valle ose me konkret kortexhimi i djalit me vajzen, eshte autentike tek ne - vajza qe pergjunjet kroit - djaloshi plot naze qe here pas here perulet para figures femerore - larteson qenien e tij burrerore. Si e marton, i lejon lireshmeri ortakut, i beson verberisht, dhe i jep shume pushtet.
Kjo nuk ndodh tek asnje rrace tjeter njerezore.
Lidha e ciftit kurorezohet me finese dhe lumturi bashkeshortore, edhe kur melodia e klarinetes eshte melankonike: si ne gezim si ne hidherim - bashke!.. .............................................................
Comments