top of page
ABOUT ME

AUTOBIOGRAFI.
Jam nje grua e fuqishme! Shume e drejt! Delikate si te gjitha krijesat femerore! E rritur me therrime, sot me simite!
Prinderit me dhane nje edukate te shendosh ndaj sot sfidoj pa frike: nje luaneshe e vertete.
Te jap te drejten e fjales, thuaje kur te duash! Qielli im eshte horizont i gjere qe ndricon plot drite! Pushtoje si nje mbreteri! Duaje nese mund! Nderoje! Natyra ime e mrekullueshme.. gezon te gjitha perendite! Mund ta poshterosh, mund ta dashurosh...natyrisht...sigurisht... mund ta admirosh! Por...mos u mundo...ta mashtrosh si te tjerat se te tregon vendin e duhur.
Prandaj
jam unike ... nje grua e guximshme! Kam shpirt qelibar, taban te thelle, rrenje lisi! Jam nje grua e lire, qe veshtire te pengohet me pranga! Luftoj cdo padrejtesi! Mbroj cdo qenie hyjnore! Ndihmoj ata qe kerkojne ndihme! Jam nje trimereshe qe s'trembet nga asgje! As nga Zoti! As nga vdekja! Nje atdhetare besnike! Cdo flamur eshte atdheu im! Cdo gjuhe eshte gjuha ime! Cdo komb eshte si une! Lekura ime eshte nje ylber ngjyrash!Nga goja ime dalin fjale te egra per njerez te egjer e provokator serial! Te pandreqshem! Te pafalshem!
Jam nje grua "po o jo", rruge te mesme nuk njoh. Nuk tradhtoj! Urrej kete kompozim mendimesh! Jam shume atje ku duhet, por edhe gaboj! Kam bere gabime, mundohem te bej me pak! Kerkoj persosmeri! Kerkoj miq fisnik! Dashamires..
Te jesh ne miqesine time duhet te me sfidosh me sinqeritet! Me ndershmeri!
Me ideologji te tjera e pranoj humbjen!
Karakteri im eshte i ngjajshem me ate te Maria Callas, Anna Magnani, Oriana Fallaci, etj!
Kapricoze! E vendosur! Shqeto! E dhimbshme! Pasionale - demoniake!
Sot, festoj! enderroj! fluturoj! dashuroj!
Sepse kjo bote me perket vetem mua, dhe grave dinjitoze si une!
Featured Review
Tag Cloud
bottom of page