MOS ME FLISNI ME PER ATDHEUN - Edlira Jorgji Doko
- Potpuri me poezi per atdheun tim -
Mos me flisni me per atdheun... Mos me flisni me per atdheun tim Se me gjakoset loti i nenes, Por nese me doni dhe nje cik Lulet mos ia thani pranveres! Me mire i varfer e me nder Ne nje kasolle e me zjarr, Me buke e zemer ne tryeze Se horr e i lig per vatane! Me mire nje cope toke Ta punosh me duar e parmende, Dhe mendjen top ne koke Se te lypesh vend me vend! C'ta besh nje thele te huaj? C'ta besh nje enderr huazuar? Nuk ze mish dhe te duash As vdes i pasuruar! Beni mire te lidhni qenin Tek pragu i deres per merak, Jo per Maon dhe Leninin As per turkun ne Ballkan! Aty gerthasin yjet e rreme Diej te pjell nga djalli i zi, Aty nxihen henezat pa re Vashezat c'veshur per lemeri! Mos me flisni me per atdheun tim Se me gjakoset loti i nenes, Por nese me doni dhe nje cik Lulet mos ia thani pranveres! - fragment
ATDHEU IM 30 vjet, Ne peligrinazh per buken e gojes, 30 vjet te braktisem moj Arberi, 30 vjet u beme sherbetoret e botes, 30 vjet nga vjeshta ne qiej te rinj. 30 vjet endrrat dhe shpresat na i vrane, 30 vjet populli u roberua, heshti, vdiq, 30 vjet toka e thare per uje e per grane, 30 vjet vella, moter, babe e nene, armiq. 30 vjet u deshen te shuhet kombi, 30 vjet u dha liri e shfrenuar tradhetarve, 30 vjet ne det si Vespuci si Kolombi, 30 vjet peng ne anijen e pirateve. 30 vjet flamurin e pushtuan, tapi, 30 vjet parlamenti na genjen, 30 vjet me gjakun tone ha e pi, 30 vjet e verteta humbi vlere. 30 vjet humbi galaktika nga radari, 30 vjet grisin e qepin traditat e vjetra, 30 vjet turp nga i vogli tek i madhi, 30 vjet te kryqezuar, mohuar nga jeta…
HUMBJA E SHQIPTARISE Udhetoj ne legjenden ballkanike te atdheut tim, me llahtare mos takoj ndonje shqiptar, shfletoj fletet e historise e shume tradheti dhe mijera heronj dhe qindra mekatar… afrohem ne varret e vjetra veshur me lavdi te shenjte, me hapin e lehte qe mos lendoj zotet se e kam plage kur preket memorja e shtrenjte, edhe atehere kur me perendojne motet… Por ah, varret jane boshatisur, arratisur shpirtrat ne mermeret e ftohte, nuk djeresit me maja e malit, si humbi besa e Kostandinit, mos me pyesni mua ku gjendet shpata e Kastriotit, e flamuri i Qemalit? I kthej ditet me etje, ne arome dafinash, pa tromben e vdekjes, e zvarritem si gjarpri, e shkas si krimbi, ne dhimbjen e gjalle, per te gjetur luften, per te luftuar paqen, oh! Naimi, Noli, e Nene Tereza s'erdhen per Pashke.
PLAGET E ATDHEUT TIM Plaget e tua homerike, shekspiriane, naimiane shtrihen nga poli ne pol, nga dhimbja ne lot. Sa legjenda sa histori percove, shpirti te mbeti puro dashnor fisnik i perendise, diell i bekuar ne Zot. Te dogjen rrenjet, te prene trungun, te shkurtuan deget o lis gjigand, dhe hijet e nates dhe tradhetaret prape i fal, prape. Per ty, per plaget e tua, dhe ferri cmendet nga pabesia, dhe djalli te pergjunjet si engjell,e clirohet nga legesia. - fragment
Sa shume ke ndryshuar atdheu im Sa shume ke ndryshuar atdheu im, toka ime, jeta ime Sa gjakpires mban ne gjoks, e lengon ne heshtje Cfare kerkojne me ulkonjat, qe ulerijne me urrejtje Sa skifter, majmun, e dheplra, mblidhen rreth teje! Ke mbetur vetem dhe ti si une, qe ndodhem ne emigrim Nuk ka me njerez, as peme, toke, endrra ne gjelberim As gjuhe te flasim, mirenjohje, as kulla yjesh ne qiell Na braktisi ne erresire dhe ai pak diell! Dalin partite si kerpudhat ne pyll mbas shiut Dalin qente ne cdo rrugice e kerkojne nje kocke te lepijne Dalin hijet e nates di delja para bariut Nga vite ne thron vetem tradhetare te prijne! Flasin ne emer te popullit, qe e vdiqen te gjalle Flasin ne emer te kombit, qe e shuajten si rrace Flasin ne emer te flamurit, qe e ben anemik Flasin ne emer te familjes..kush? aletatet me armiq! As ti as une s’kerkojme monumente e lavdi o atdhe Mbetem fisnik e te ndershem xhelateve te egjer Ata vidh e vri e perca shpirtin e madh qe kemi Por prap qe prap s’u ngopen, as u iku dreqi! As ti as une s’kerkojme monumente e lavdi o atdhe Vetem nje varr te prehemi ne paqe, per memedhe As ti as une s’kerkojme thron e as pushtet Vetem te shprehemi shqip, te kapim diten e re! As ti as une s’kemi zemer katile per tradhetaret Ndaj vuajme e qajme e falim cdo thike qe na ngulin As ti as une s’u beme dot te keqinj si bota e mjer Se mbi gjithcka kemi: babe e nene e nder! As ti as une s’e mohojme dot historine e Gjergjit As ti as une s’harrojme kurre vjershat e Naimit As ti as une nuk i jap shqelin fatit, bukes e djepit Krenojme vyrtytet e ilirise, bujarine, fundin e trimit! C’te kujtoj, e c’te rrefej ne vjershe Atdheun e hengren ujqt nje vjeshte. Femijerin time e mori sakaq lumi Naten si shkrepetime me del gjumi. Ta pres ate cope filmi ne kujtese Jam e verber e nuk shikoj pertej, S’me mbetet fjale as cipe per ndjese Qe eterit, eterit i preva ne bese… E djeshmja me solli ketu ku jam, E sotmja do me shpjere ne agim, Ah, atdhe, c’plage te madhe te kam Te kalerosh rete e stuhite ne vegim! Une do t’i ngre ne revolucion yjet Dhe ererat te grinden me sho-shoq… Ah, Shqiperi e Kosove, me zene dhimbjet, Pse te qani ne kete moshe?
Ah, atdhe, c’plage te madhe te kam
C’te kujtoj, e c’te rrefej ne vjershe Atdheun e hengren ujqt nje vjeshte. Femijerin time e mori sakaq lumi Naten si shkrepetime me del gjumi.
Ta pres ate cope filmi ne kujtese Jam e verber e nuk shikoj pertej, S’me mbetet fjale as cipe per ndjese Qe eterit, eterit i preva ne bese…
E djeshmja me solli ketu ku jam, E sotmja do me shpjere ne agim, Ah, atdhe, c’plage te madhe te kam Te kalerosh rete e stuhite ne vegim!
Une do t’i ngre ne revolucion yjet Dhe ererat te grinden me sho-shoq… Ah, Shqiperi e Kosove, me zene dhimbjet, Pse te qani, te qani ne kete moshe? - fragment
PA TITULL
I vdekur eshte njeriu pa zemer ne kraharor I vdekur eshte mali i thate, pa vullkan e gjelberim I vdekur eshte syri pa shpirt ne lot I vdekur eshte qielli pa yje e pa stuhi!
I humbur eshte udhetari, ne dhè te huaj, fillikat I humbur eshte zogu, plagosur ne krahe Popujt e botes pa ligje e pa nje Zot perballe Dhe paqja nese liria vritet pa shkak!
E fituar eshte pema qe ruan frutin nga era E fituar eshte nena qe lufton per femijet e saj E fituar eshte dija nese shfletohet nga pranvera E fituar eshte gjuha, qe ka, dhe krip dhe mjalte!
I admirueshem eshte patrioti me flake e zjarr Qe per atdheun jep jeten, pergjigjet vdekjes ne kohe I admirueshem eshte ai, qe ndan nje cope buke me kalimtar Qe jep xhaketen atij qe ka ethe ne kocke!
I bekuar ka lindur njeriu i bukur ne shpirt e ne trup Qe ecen paralel ne cdo stine e mot te ngrire I bekuar ka ardhur ne jete sherbetori i pa turp Qe fshin me dinjitet kepucet, e revoltohet qeverise!
LAJMERIM
SHQIPERIA NE PARLAMENT
SHQIPERIA NE PARLAMENT
Lajmerohen armiqte e mi te dashur
(te pa deshiruar nga une, kuptohet!)
Mjaft shqyet historine e paraardhur
Nga tradhetia edhe vdekja lendohet!
Lajmerohen kundershtaret e mi te mjere
Qe pa lejen time hapin gropa e bejne qivur,
Se bota nuk eshte nje molle e kuqe e zeze
Dhe e epokat e jetes nje kornize ne mur!
Lajmerohen miqte e mi pa emer
(miq per te lare duart e faqen),
Se atdheu s’eshte tapi ne nje cope leter
E lufta nje soj dobici per paqen!
Lajmerohen principatat e vogla ne mendje
(keshtjella qe nuk i njoh, por me njohin mire)
Se te lakmosh e te pushtosh arberine me endje
nuk zhvishet shqiponja per skifter lavir!
Lajmerohen yjet e gjithesise ne mesdhe
(yje me drite te verber e te rreme)
Se arberia zgjohet me diell e me enderra fle
S’ka frike tufanin, as naten e zeze!