GRATE E MEDHA - Edlira Jorgji Doko
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_1399be2302884f04ae435370c33ffa3c~mv2.jpg/v1/fill/w_496,h_960,al_c,q_85,enc_auto/9188e2_1399be2302884f04ae435370c33ffa3c~mv2.jpg)
Grate e medha…
Grate e medha nuk dalin para burrit, as te duken me lart nga ai Grate e medha jane te embla, te vendosura, si perendi Grate e medha qendrojne fisnike edhe pertej vdekjes Grate e medha jane qafa, dhe pranvera e jetes!
Grate e medha s’mbajne sekrete, meri, aspak urrejtje Te ofrojne gjithcka, pa te kerkuar asgje ne shkembim Me nje buzeqeshje, me nje fjale, te bejne per vete Ta mbushin boten, syte, plot per plot gjelberim!
Grate e medha njohin limitet deri ku mund te arrijne S’presin asgje nga askush, nuk kerkojne meshire Grate e medha sjellin ne drite femije te mbare Nga toka pjellore, qe rrit shqiponje e lis te larte!
Grate e medha jane pilaster, qe nuk thyhen nga era Zonjat e shtepise, celsi, dritarja dhe dera Grate e medha jane themeli i shenjte ne pavdekesi Anijet neper dallge, ne debore e ne stuhi!
Grate e medha jetojne ku jeton ortaku i kurores Nuk ribelohen ne s’kamje, por shtrengojne doren dores Nuk braktisin femijet, per nje makine, nje shtepi, o qyteze te re Perqafojne femijet e tyre, dhe burrin e quajne - mbret! - fragment
Grate e vogla Grate e medha
Grate e vogla i gjeni kudo, me kedo, dhe ngado vene Jane ndryshe nga grate e medha, qe punojne cdo stine si blete Grate e vogla nuk kane ideale e as endrra Jane qindra e mijera shekuj drite larg, si femra!
Grate e vogla dallohen nga njolla, hakmarren pa shkak, egersia Kane egzistuar nga koha e gurit, prostitutet e mullirit te shiut Gjethet e thata, valet pa furtune, qe nga syte u del ligesia Doemos nga kryqi i Krishtit, e vjetra perseritet gjithmone njeriut…
Grate e vogla dalin per gjah si hienat neper nate nga smira Kafshojne grate e medha nga zilia pse Zoti i beri te mira Grate e vogla qe shikoni ne media pa dituri Luajne gishtin drejtorit e harrojne se jane nena me femije!
Ndonjera del pa sutjena, ndonjeres i duket ngjyra e brekve Ndonjera bertet orgazmat qe ka redaktuar dashnori, haj medet Ndonjera shkruan romane, kur nje fjale vete pa turp e vjedh Ndonjera mban mikrofon, e shtirret si per dreq!
Te gjitha i bejne grate e vogla, pa frike e pa pendim Ecin ne balte, e balten e bejne pis, Trofeun e mbajne mbi koke per dy a tre dite Por grate e medha - sundojne ne perjetesi!
- fragment
Grate e vogla i shikoni ne rulete o te luhen ne bixhoz
Se jeta i ka denuar, qe kur tre mirat kenduan kengen e fatit
Vetem grate e fuqishme nuk e kane problem te tregojne jeten e tyre nga lindja dhe gjer ne ekzistence aktuale. E bejne pa detyrim dhe me deshire. Vetem grate e verteta pranojne e nuk fshehin asgje nga gabimet feminore por nese gabojne edhe gjer ne plakje. Njeriu i gjalle eshte nje gabim i bukur; mjere kush ben faje; gabimi eshte njerezor, faji eshte semundje. Vetem grate e bukura e hapin zemren sikur del dielli ne mengjes, vetem grate e bukura e hapin shpirtin di bakllava, pa detyrim, me deshire. Dhe kur them grate e fuqishme, nuk kam parasysh veshjen e shtrenjte, makinen e shtrenjte, parate ne banke dhe kurresesi ne plane te pare bukurine fizike; une kam parasysh grate e pulsit te nxehte, une kam parasysh grate e drejta, punetore, te pastra si drita; - fragment