top of page

ATY KU KA LIRI, GABOHET ME PAK - Edlira Jorgji Doko

LETER E HAPUR

  • SHKRIMTARIT ISMAIL KADARE

........................

Zt. KADARE, ju keni te drejte kur thoni se eshte turp per shqiptaret qe ndjejne nostalgji per turqit, por

Une, kam nje teori qe funksionon mjaft bukur: aty ku ka liri, gabohet me pak.

Popullit shqiptar i mungoi Liria per gjysem shekulli,

dhe po iken nje gjysem shekull i ri ne pranga.

Me hapjen e sistemit te ri qeveritar, qe erdhi nga Amerika,

populli yne nuk u sherua nga plaget e komunizmit;

populli yne mbeti i mjere serish, dhe populli eshte si femija;

kush i jep per te ngrene, ate quan nene;

kush i jep shprese e endrra, atij i jep voten.

Mes kesaj gjullurdie, zt. Kadare, nuk pati nje supporto ose ne shqip nje mbeshtetje psikologjike: pse jemi ne kete faze te jetes;

cfare na ndodhi mos te perseritet me;

tani si behet me besimin fetar qe jemi atei;

tani qe jemi te lire, si administrohet liria;

cfare eshte liria ne permbajtje dhe ne veprim;

te gjitha keto arsye nuk gjeten nje pergjigje,

dhe askush u shqetesua per te punuar seriozisht.

Kur thoni Shqiperia ka nje “gjenetike”, e mendoni vertete?

Gjenetika njerezore eshte majmuni (me shkence)

dhe Adami e Eva(me religione):

Te besojme te paren, dalim femije te majmunit;

te besojme te dyten, dalim femije te Zotit;

E nese jemi krijesa te evoluara ne miliona shekuj,

kemi gjenetike te vjeter

apo lindem shqiptar direkt?

E nese jemi bije te Zotit,

kemi gjenetike te vjeter mistike

apo lindem shqiptar direkt?

Eshte e veshtire nje pergjigje absolute

dhe themelore dhe konkrete.

Prandaj bota gabon gjithmone me kombet.

Dikur nuk kishte komb, as flamur, as himn, e as kufi.

Zoti krijoi token per te gjithe, e theksoj per te gjithe.

Krijoi nje alfabet unik per te gjallet, qe

ishin shenjat e duarve, mimika e fytyres, dhe gjestet.

Me vone doli i forti e mundi te dobtin. Doli ziliqari e vrau vellain.

U ndane kontinetet. U ndane shtetet.

Me vone alfabeti filloi te strukturohet, te flitet, te shendohet ne kenge, ne teater, poezi, komunikim elegant dhe volgar per banoret e rinj te planetit.

U be permbytja e madhe. Ate qe shkruajne librat e epokes.

Noe shpetoi faren njerezore, kafshet, shpendet dhe pemet.

Jeta u nis nga fillimi.

Kemi nje bote te bukur por plot prosperitet e aukaristi; Roma antike, Helenet, Egjipti, Iliria, Maqedonia, Vlach, Spanja, Britania, Turqia, etj;

Filloi shpata (veriu i Evropes, Evro-Azia).

Filluan revolucionet (France, Angli.).

Vidhej historia, arti, kultura, kudo ku behej lufte,

gjer ne Indi shkoi Aleksandri i madh.

Doli dhuna, zjarri, pushka, bomba, topi, atomi, njeriu robot, iku njeriu ne hene.

U krye lufta boterore e pare, e dyte, dhe e treta qe eshte mishngrenese.

Ku e shikoni “modifikimin dhe roberimin”?

Ne cdo etap jetesor.

Nostalgjia per turqit?

Nuk ka asgje jashte normalitetit.

Nuk harrohen dot 500 vjet roberi. Ka hyre turku ne gjak. Kemi turq shqiptar e kemi shqiptar turq. Nuk eshte per faj te tyre, nuk e deshiruan ata, as duhet te ndihen me turp e me faj.

Ndodh ne lufte. Eshte ligji i luftes. Ata jane viktime e duhen kuptuar, e duken ndihmuar te kalojne kete faze tranzitore.

Gjaku nuk behet uje, e uji nuk behet gjak.

(Edhe Kosova jone ka kete dhimbje nga Serbia.)

Eshte pak ne kundervajtje me rrymen historike, se i behet nje padrejtesi e madhe Gjergj Kastriotit. Nje padrejtesi nje legjende qe na kujton shqiptarine e shenjte; Gjergji kishte nje perandori te tijen, mund te rrinte i lumtur ne Turqi, por eja de t'ia mbushesh mendjen nje shqiptari te behet me pahir i huaj. Nuk i duron dot mbi kurriz te huajt. I behet nje pabesi e madhe nga vete shqiptaret, qe dhe shume pabesi nuk mund te quhet nese e mbajne historine parale, pa ofenduar as njerin e as tjetrin. Eshte ne kundevajtje me te drejtat e cdo civili qe popullon atdheun;

Themi qe lindem te lire, apo jo?

Dhe liria i perket cdonjerit nga ne te zgjedh ke besim deshiron.

Neve armiq nuk kemi vetem Turqine: kemi Angline, kemi Greqine, kemi Gjermanine dhe Italine. Te gjithe i kemi falur, mjafton mos nderhyjne me. Te gjitheve u dhame mundesi te pajtohemi, dhe eshte e drejte, dhe eshte njerezore, dhe quhet PAQE.

QUHET LIRI!

Nuk shikoj asnje degjenerim zt. KADARE, nese shqiptaret e konvertuar ne myslimanizem nuk tradhetojne kombin shqiptar, nuk e shesin ate, dhe nuk e vjedhin ate.

Per te tjerat? si vishen, e ke besim adhurojne

nuk jane punet tona, jane punet e tyre.C'duhet te bejme, ti vrasim? jo. Ti duam me shume. Jane vellezer e motra, jane kombi yne pavarsisht si e mendojne brendine e tyre.

Dhe nese ndertojne xhami ne Kosove e Shqiperi nuk eshte mekat. Nuk eshte mekat shtepia e Zotit.

Eshte kult.

Pra, arrijme tek kombi yne:

Kombi yne eshte evoluar ne menyre perfekte. Eshte gjak i paster, jo tradhtar, i lire, gjaknxehte, shpirtqelibar, i admirueshem karshi fqinjeve, teper fisnik e bujar, liridashes, luftetar e puntor, te ofron jeten nese eshte nevoja, por me e mrekullueshmja, ky komb nuk ka pushtuar asnje toke te huaj. Oh, ndjej nje fare krenarie qe me del ngazellimi nga shtellunga shtellunga nga bukuria qe ndjej.

Dhe kete mix mendimesh e sjell edhe RILINDJA POETIKE (1900).

Nje kontrast i madh ne ndjenja i autoreve te asaj kohe;

nje dashuri e madhe karshi atdheut;

por mbulo e zbulo te verteten.

Kombi yne, Zt. KADARE, arriti te behet nje qenie e persosur; i dashur nga Zoti, e ne krahasim me kombesite e tjera neve jemi njerez te bukur ne cdo aspekt; pavarsisht se ndonje beson ne zota ndryshe nga ne; pavarsisht se ndonje flet greqisht, anglisht, frengjisht, o tuqisht o ndonje glosbe tjeter; eshte i zgjuar pa e meson; para se te jemi shqiptar, jemi qytetar te botes.

Kjo eshte bukuria e njeriut: me lere te lire, te jetoj i lire

me menyre qe deshiroj une ta jetoj.

Uroj gjithe te mirat per ju,

Me respekt, Edlira Jorgji Doko

Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page