top of page

NE JETE BEHU GJITHCKA BIRI IM, POR MOS HARRO TE MBETESH NJERI-Edlira Jorgji Doko

NE JETE BEHU GJITHCKA BIRI IM, POR MOS HARRO TE MBETESH NJERI

Ne jete behu gjithcka biri im: zgjidh cdo profesion qe e ndjen tendin; zgjidh trenin qe te con ne destinacionin ku do te shkosh; zgjidh te jesh dikush pa ta bere bota me gisht;

zgjidh te ecesh me kembet e tua, edhe zbadhur, edhe ne dimer, por kurre penguar; zgjidh te fluturosh me krahet e lirise;

zgjidh te ikesh nga njerezit qe bejne keq njerezve, natyres dhe besimeve; zgjidh driten e prinderve te te cojne pertej drites;

zgjidh te behesh i dobishem dhe jo shkaterrues; zgjidh nje enderr dhe coje gjer ne fund; zgjidh nje miqesi dhe mbaji miqesi; zgjidh nje atdhe dhe duaje gjithe boten;

zgjidh nje stine dhe jepi emrin tend; zgjidh nje dashuri dhe qendroi fisnik;

zgjidh nje jetese me forcat e tua, pa te dhene dikush asgje; ai qe ta jep e ka nje hall; nje dite do ta kerkoj nderin prapa dhe s’do mundesh ta japesh ose do biesh ne kompromis; nuk perjashtohet mundesia te shesesh dhe veten, te vrasesh nenen dhe babain tend, te behesh tradhetar;

Ne jete behu gjithcka; behu si te pelqej bota ty, por asnjehere ate qe duan te tjeret te jesh; padron i jetes je ti dhe askush nuk ka te drejte te nderhyje pervec atyre qe te duan te miren;

behu si te duash por kurre nje skllav; behu si te duash por kurre nje mendje djallezore; behu si te duash por kurre nje krijese e vogel o nje burre i dobet;

behu si te duash, por asnjehere kunder Zotit dhe tokes; behu si te duash qe te te duan; behu si te duash por asnjehere imitues, asnjehere provokator, asnjehere njeri i lig ose vrares ose hajdut; nga kjo e fundit semos hajdut zemrash, miresie dhe bukurie.

Behu si te duash e si te te doje qejfi dhe shpirti; behu diell per ata qe kane ftoht; behu hene per ata qe nuk njohin rrugen ne erresire;

behu preher per djat te kalojne lumin;

behu liri per ata qe nuk njohin dimisionin e bukur te saj; behu lot ne syte e nenave pa femije, pa strehe, pa buke; behu buzeqeshja e femijve ne lufte, dherave qe s'celin me lule;

behu peme per hije, frut per mjerimin; behu uje per vendet qe s’kane; behu pushtet per dobesit e te dobtit; behu udherrefyesi i qiellit.

Mos ndalo kurre te reklamosh kush je, dhe nga vjen; mos e moho kurre vendin e lindjes, gjysherit e tu, gjakun e te pareve;

mos lakmo ckane te tjeret; gezo per ta qe kane dhe qaj per ata qe flene pa ngrene;

Behu engjell, behu deshmitar i besueshem ne cdo fjale, behu martir per dashurine, behu i mire, behu i bekuar:

JI VETVETJA!!

Behu gjithcka ne jete, BIRI IM, por mos harro te mbetesh NJERI... -.- Mos u mundo me ta hedhur, as te mashtrohesh se fitove nje o dy raste te krimbura; mos shko nga shkojne te gjithe e te verbuar;

zgjidh horizontin tend, zgjidh zerin tend, zgjidh me te miren per ty;

marto nje grua, nje grua qe te mbaj familjen ty dhe femijet e tuaj;

beje te lumtur me kaq sa mundesh; bej te pamunduren ta mbash ne pellembe te dores, mbi krye, si perendia se te beri baba;

mos i ngri kurre duart kunder saj; trandafila sa here qe mundesh; coje ne shetije sa here te mundesh;

mos i beso kurre shokut tend; as gruan, as sekretet e shtepise, as femijet;

shko si flladi i mengjesi dhe kthehu diell me te gjitha ngjyrat e ylberit; shko si shi dhe eja me lumtyri ne sy;

buken kur e kerkon hua, jepe cik me teper;

mos ki turp nga varferia; mos ki turp nga gjykimi nese gabon;

hidhu ne flake per familjen; hidhu ne flake per cka te perket me djerse;

lufto gjer ne fund; lufto me ndershmeri; sillu si njeri;

kur te bejne ndonje padrejtesi fole fjalen si te duash; te pikelluar, te helmuar, te vrazhde o te embel, si te vij per mbare, por fole; se qetesohet shpirti e nuk mban gjynahe, dhe trupi reagon mire ndaj shendetit;

biri im, drite e shenjte e dashurise time dhe babait tend:

jeta eshte si deti; do e kalosh me kembe; poshte tabanit do kalosh mbi gur te cmuar; ne duar do vijne peshkaqenet te kafshojne; ne buze do te puth dashuria, e ne mendje vitet do kendojne.

- ne kete pervjetor

Eshte koha e tradhetarve,

Eshte toka e prostitutave

Eshte fjala e gigolove

Dhe qenesia e batuteve.

Eshte bota e budallenjve

Eshte ngritja e injoranteve

Eshte dehja e urrejtjes

Dhe vrasja e te mireve

Eshte qielli i te marreve

Eshte deti i pirateve

Eshte kenga e hajdutve

Dhe loti i dhembur i nenave

Eshte dora e zgjatur

Eshte mendja ne delir

Eshte ujku i zbutur

Dhe delja si egersire

Eshte flamuri i permjere

Eshte atdheu i vdekur

Eshte gjykata e mjere

Dhe betimi i tretur

Eshte koha e tradhetarve

Eshte koha e prostitutave

Ne kete pervjetor te shenjt

Shen atdhe nuk te shkruaj

Te bera vargjet me te bukura

Te bera himet me te rralla

U lodha te vdes per ty cdo dite

Kur asnjehere s'me hodhe syte

Mbaji kulishet rreth teje

Mbaji bucet ne preher

Po degjova ndonje lehje

Do te shpetoj patjeter!

SHEN ATDHE

Gjer ne kohen qe liria te trajtohet si skllave

Gjersa i pa dituri dhe tradhetari udhen na heqin

Nuk do ta shikojme kurre agimin te kalter

As atdheun te kor lavdi si mbreti.

Gjer ne kohen qe drita milet per defrim

Gjersa i pa vleri te jap mend e dituri kombit

Nuk do jemi nje brez i deshiruar nga te rinjte

As do na ndezin nje qiri tek varri.

Gjer ne kohen qe populli ha dru e hesht

Gjersa i pa nderi te bej moral ne piace

Nuk kemi pse te ankohemi per dimer e per vjesht

Kur cdo kamzhik e lypem me hak.

Gjer ne kohen qe grurin e hane mijte

Gjersa i shituri te tregoj tarifat si kriminel

Nuk kemi pse te flasim per demokraci te lire

Kur kjo torture zgjati tridhjet vjet.

Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page