NE JETE BEHU GJITHCKA BIRI IM, POR MOS HARRO TE MBETESH NJERI -Edlira Jorgji Doko
Ne jete behu gjithcka biri im: zgjidh cdo profesion qe e ndjen tendin; zgjidh trenin qe te con ne destinacionin ku do te shkosh; zgjidh te jesh dikush pa ta bere bota me gisht;
zgjidh te ecesh me kembet e tua, edhe zbadhur, edhe ne dimer, por kurre penguar; zgjidh te fluturosh me krahet e lirise;
zgjidh te ikesh nga njerezit qe bejne keq njerezve, natyres dhe besimeve; zgjidh driten e prinderve te te cojne pertej drites;
zgjidh te behesh i dobishem dhe jo shkaterrues; zgjidh nje enderr dhe coje gjer ne fund; zgjidh nje miqesi dhe mbaji miqesi; zgjidh nje atdhe dhe duaje gjithe boten;
zgjidh nje stine dhe jepi emrin tend; zgjidh nje dashuri dhe qendroi fisnik;
zgjidh nje jetese me forcat e tua, pa te dhene dikush asgje; ai qe ta jep e ka nje hall; nje dite do ta kerkoj nderin prapa dhe s’do mundesh ta japesh ose do biesh ne kompromis; nuk perjashtohet mundesia te shesesh dhe veten, te vrasesh nenen dhe babain tend, te behesh tradhetar;
Ne jete behu gjithcka; behu si te pelqej bota ty, por asnjehere ate qe duan te tjeret te jesh; padron i jetes je ti dhe askush nuk ka te drejte te nderhyje pervec atyre qe te duan te miren;
behu si te duash por kurre nje skllav; behu si te duash por kurre nje mendje djallezore; behu si te duash por kurre nje krijese e vogel o nje burre i dobet;
behu si te duash, por asnjehere kunder Zotit dhe tokes; behu si te duash qe te te duan; behu si te duash por asnjehere imitues, asnjehere provokator, asnjehere njeri i lig ose vrares ose hajdut; nga kjo e fundit semos hajdut zemrash, miresie dhe bukurie.
Behu si te duash e si te te doje qejfi dhe shpirti; behu diell per ata qe kane ftoht; behu hene per ata qe nuk njohin rrugen ne erresire;
behu preher per djat te kalojne lumin;
behu liri per ata qe nuk njohin dimisionin e bukur te saj; behu lot ne syte e nenave pa femije, pa strehe, pa buke; behu buzeqeshja e femijve ne lufte, dherave qe s'celin me lule;
behu peme per hije, frut per mjerimin; behu uje per vendet qe s’kane; behu pushtet per dobesit e te dobtit; behu udherrefyesi i qiellit.
Mos ndalo kurre te reklamosh kush je, dhe nga vjen; mos e moho kurre vendin e lindjes, gjysherit e tu, gjakun e te pareve;
mos lakmo ckane te tjeret; gezo per ta qe kane dhe qaj per ata qe flene pa ngrene;
Behu engjell, behu deshmitar i besueshem ne cdo fjale, behu martir per dashurine, behu i mire, behu i bekuar:
JI VETVETJA!!
Behu gjithcka ne jete, BIRI IM, por mos harro te mbetesh NJERI...
-.-
Mos u mundo me ta hedhur, as te mashtrohesh se fitove nje o dy raste te krimbura; mos shko nga shkojne te gjithe e te verbuar;
zgjidh horizontin tend, zgjidh zerin tend, zgjidh me te miren per ty;
marto nje grua, nje grua qe te mbaj familjen ty dhe femijet e tuaj;
beje te lumtur me kaq sa mundesh; bej te pamunduren ta mbash ne pellembe te dores, mbi krye, si perendia se te beri baba;
mos i ngri kurre duart kunder saj; trandafila sa here qe mundesh; coje ne shetije sa here te mundesh;
mos i beso kurre shokut tend; as gruan, as sekretet e shtepise, as femijet;
shko si flladi i mengjesi dhe kthehu diell me te gjitha ngjyrat e ylberit; shko si shi dhe eja me lumtyri ne sy;
buken kur e kerkon hua, jepe cik me teper;
mos ki turp nga varferia; mos ki turp nga gjykimi nese gabon;
hidhu ne flake per familjen; hidhu ne flake per cka te perket me djerse;
lufto gjer ne fund; lufto me ndershmeri; sillu si njeri;
kur te bejne ndonje padrejtesi fole fjalen si te duash; te pikelluar, te helmuar, te vrazhde o te embel, si te vij per mbare, por fole; se qetesohet shpirti e nuk mban gjynahe, dhe trupi reagon mire ndaj shendetit;
biri im, drite e shenjte e dashurise time dhe babait tend:
jeta eshte si deti; do e kalosh me kembe; poshte tabanit do kalosh mbi gur te cmuar; ne duar do vijne peshkaqenet te kafshojne; ne buze do te puth dashuria, e ne mendje vitet do kendojne. -.-
Gjej toke,
dhe mbille.
Gjej peme,
dhe vadite.
Gjej shkolle,
dhe meso.
Gjej fjale
dhe thuaje.
Gjej heshtje
dhe hesht.
Gjej lum
dhe kaloje.
Gjej dimer
dhe dimeroje.
Gjej puthje,
dhe puthu.
Gjej enderr,
dhe enderro.
Gjej Zot,
dhe beso.
-.-
Do gjesh toka te djerra, te mjera, te shpuara nga plumbat e luftes, te lyera me gjakun e djemve e te vajza te reja, ku ngritur mbi eshtrat e eterve shikon si valvitet lavdia;
do gjesh toka qe burojne zerat e burgosur te vjeshtes,
toka qe fluturojne neper nate si zogj, toka te pushtuara,
te dashuruara, toka me mijera borxhe ne portofol;
mos harro, kur kalon, te mbjellesh nje peme;
nje peme te zbukuroj natyren;
te largoj zhurmen e betejave, mureve te pergjakura,
te sjell pranveren me mijera zogj te rinise se humbur,
dhe te kujtosh me krenari paraardhesit
gjer sa te thinjet koka e kembet te kene zene ndryshk.
Do gjesh shume filozof te rreme e te vertete;
disa nga gabimet qe bejne te vegjlit eshte se ne prezencen e pare:
fryhen si balone,
nuk degjojne cfare u thua,
dhe nuk besojne ne fjalen e vertete.
Kiji kujdes.
Me te tille fillozof mbetesh ne mes te rruges, humbet dhe ate dije qe kishte mesuar; te tille fillozof, me mire te te mungojne, se te vjedhin paqen.
Do te thone fjale nen gjuhe, fjale te ashpra, fjale te embla. Te gjitha futi ne mendje. Ne castin qe humbet njeren, ke keputur shpirtin e shenjte; ata te paret qe bluajne veten e kane me gjithe boten; ata te dytet kane pesuar dhune ne femijeri; ata te tretet dine vetem te ofrojne dashuri.
Mos u kerko asgje prinderve me shume se te dhurojne motra e vellezer te shendetshem. Mos u kerko para as shtepi as toke por lutu te kesh ne familje aleance. Se paraja iken e merr e era, dhe digjet, prishtet e nuk dihet kur kthehet. Eshte si sezoni i grurit o i mistrit, eshte mjet jetese shkembimi. Dhe shtepia ja bie nje termet, u rrezua, ja ra shiu, u permbyt. ja kaluan vitet, plaket e bie si nje hero ne arene, qe s'ngrihet me ne kembe. Dhe token e merr lumi, deti, nuk do jap fruta nga eukaristia. Keto gjera i kemi pare ne filma, por eshte dhe jeta reale. Mos u kerko asgje prindereve vecse motra te dashura, te besueshme, te bukura si hena ne mesgusht. Mos u kerko asgje vecse vellezer te fort, fisnik, te bukur si dielli ne korrik. Nese te plotesohet kjo deshire beji permendore te pavdekshme kur te ofrojne kaq dashuri. Sepse ke kaluar dimrin e gjate pa frike, sepse mund cdo kundershtar, sepse s'lejon askujt te bej percarje. E percjell vjeshten me kenge e valle dhe kap me dore qiellin dhe yjet behen deshmitar dhe do jetosh ne paqe pergjithome, -
sepse je i pasur me para,
me nje shtepi per koke, dhe me toke nen kembe, dhe bekuar nga i madhi Zot.
-fragment
- ne kete pervjetor
Eshte koha e tradhetarve,
Eshte toka e prostitutave
Eshte fjala e gigolove
Dhe qenesia e batuteve.
Eshte bota e budallenjve
Eshte ngritja e injoranteve
Eshte dehja e urrejtjes
Dhe vrasja e te mireve
Eshte qielli i te marreve
Eshte deti i pirateve
Eshte kenga e hajdutve
Dhe loti i dhembur i nenave
Eshte dora e zgjatur
Eshte mendja ne delir
Eshte ujku i zbutur
Dhe delja si egersire
Eshte flamuri i permjere
Eshte atdheu i vdekur
Eshte gjykata e mjere
Dhe betimi i tretur
Eshte koha e tradhetarve
Eshte koha e prostitutave
Ne kete pervjetor te shenjt
Shen atdhe nuk te shkruaj
Te bera vargjet me te bukura
Te bera himet me te rralla
U lodha te vdes per ty cdo dite
Kur asnjehere s'me hodhe syte
Mbaji kulishet rreth teje
Mbaji bucet ne preher
Po degjova ndonje lehje
Do te shpetoj patjeter!
SHEN ATDHE
Gjer ne kohen qe liria te trajtohet si skllave
Gjersa i pa dituri dhe tradhetari udhen na heqin
Nuk do ta shikojme kurre agimin te kalter
As atdheun te kor lavdi si mbreti.
Gjer ne kohen qe drita milet per defrim
Gjersa i pa vleri te jap mend e dituri kombit
Nuk do jemi nje brez i deshiruar nga te rinjte
As do na ndezin nje qiri tek varri.
Gjer ne kohen qe populli ha dru e hesht
Gjersa i pa nderi te bej moral ne piace
Nuk kemi pse te ankohemi per dimer e per vjesht
Kur cdo kamzhik e lypem me hak.
Gjer ne kohen qe grurin e hane mijte
Gjersa i shituri te tregoj tarifat si kriminel
Nuk kemi pse te flasim per demokraci te lire
Kur kjo torture zgjati tridhjet vjet.