top of page

U LODHA...U LODHET...NA LODHEN - Edlira Jorgji Doko

U lodha…me lodhen…

U lodha nga te gjithe, nga gjithcka, nga cdo gje U lodha duke shkruar, duke folur pa nxjerr ze U lodha nga idea e te qenurit shpirtgjere e zemermire U lodha nga kjo bote, qe eshte ngrysur si qiell i nxire!

Me lodhen intrigantet, dijetaret dipllome-blere, burracaket Gjithe komplotistet, pushtetaret e trimo-frikacaket Aroganca cinike, injorantet e ligj, qe shesin mend ne media Nga mizerja e pislleku, ku luhet tragjedi dhe komedia…

U lodha nga kucedrat qe shfaqen me njeqind emra e fytyra Me kot u mundova une mbi te zezen te derdh ylberin me gjyra U lodha nga Zoti qe nga lart ne heshtje rri e veshtron Spektator i rregullt, qe duartrokitet ne xhami e kisha!

U lodha nga te gjitha, nuk di me pare c’te shkruaj Vazhdoj te jem ne loje, por harbuce nuk di te luaj U lodha ne kete bote, ku sundon erresira Gjithcka e

umba shume beteja, por lufta s’ka mbaruar!

U lodha...me lodhen...

U lodha te qortoj te “medhenjte”, gjakshprishurit, shpirtshiturit U lodha te qaj fatin tim, para himnit te flamurit U lodha te tregoj te verteten atdheut ku linda koken U lodha te mbaj dheun, ayre qe me hapin gropen!

Me lodhen grate e vogla, pa brek, pa dinjitet Dhe burrat bura, redaktoret, mediat ne faliment Kenget e kenduara ne kor qindra e mijera here Plus dekoratat e Presidentit pa asnje vlere…

U lodha te qendroj ne kryq pa patur nje gabim e faj Per mekatet qe ben bota te paguaj trupi im U lodha te fal kundertaret, armiqte per hall Shushunjat e zeza, qe futen si duan ne qiellin tim!

U lodha t’i shkruaj letra te hapura Ministrise se Kultures Kaq vite ne emigrim, shikoj ndryshime tek populli shqiptar U lodha te jem bija e Zotit, rrethuar nga djaj korruptues Tradhetia u lexohet, fort e qart mbi balle!

U lodha te besoj ne diten e re, qe me kerkon te buzeqesh Sa me gjelberon toka, fillon dimri per dreq U lodha te bej emra kusaresh, qenesh, emra pa emra Emra te vdekur, emra te shembur, krime pa zemer!

Na lodhen ulerimat e bujshme, e mali oshetin Asnje s’ka kurajo te rebelohet njeriut gjakzi Thashe me lart u lodha, por nuk jam dorrezuar Humba shume beteja, por lufta s’ka mbaruar! - fragment

U lodha..u lodhet..na lodhen..

U lodh bota te degjoj premtime politike, ekonomike, kombetare U lodhen njerezit e ndershem, te jene viktime e grabitqareve U lodhen emigrantet te kerkojne ndihme ne Evropen e mjere U lodhen detet ne thellesi, te mbajne eshtra pa emer!

U lodhen syte nga interneti, nga filmat porno, vrasjet ne mesdite Te gjithe flasin bukur, me fjale te medha si burrat e lashte fisnik Nga e majta, ne te djathte, e rrjepin popullin pa meshire e pa turp Besohet njeriu i keq, qe as nxihet as skuqet kerkund!

U lodhem nga Amerika qe hiqet e paster kur eshte qelbesire Ketej flet per liri e demokraci e andej vret gra, burra e femije U lodhem nga ajri i ndotur qe vdesin miliona njerez te pa faj Oksigjeni eshte prone e perbashket, dhe asnje s’duhet ta marr!

U lodhem nga modelet ne passarelle, te dobta sa nje kalli Fytyres i japin ngjyra, por barku gerthet per ushqim U lodhem nga telekamera, ku dukemi ne shpirt lakuriq Krimi i perditshem, na rrofte gjykata supreme dhe ligji!

U lodha, u lodhet, na lodhen, nga nje vjeshte ne tjetren Jetojme me shprese, me deshiren se do ndryshojne qellimet U lodha, u lodhem, na lodhen, nga yje te rreme Nga votimet, nga trillimet, partite, besimet!

U lodhen popujt, e rivolta sapo ka filluar I ndjeni termetet? Cunamin? Vullkanin e shuar? Thashe u lodhem, por nuk jemi dorezuar Humbem shume beteja, por lufta s’ka mbaruar!

Klithmat e drejtesise

Qenia njerezore eshte bishe e ashper, mizore, e keqe, qe mbijeton me punen e tjetrit e nuk i ben pershtypje vdekja e ne heshtje lumturon dhimbjen, luften e ftohte, shitjen e femijeve. Eshte kafsha me e eger shtepiake e planetit!

Jetojme ne epoken moderne, ku borgjezia ka eren nen hunde e shpenzon parate per hobby, kur ne Afrike vdesin per nje gote uje, kur ne Lindjen e Mesme vdesin per nje cope buke. Perse? per te jetuar rraca e bardhe ne lluks!

Se kjo bote eshte me hile, me fat, dikush lind ne banese me kate, ville te madhe dikush lind pa nje strehe poshte qiellit me yje; Ka nga ata qe endrrat i thyejne se nuk e njohin vuajtjen as mjerimin, Ka nga ata qe enderrojne sy hapur se jane mirenjohes prindit!

Ja psh, me ka mbetur ne mendje nje klithme e fuqishme qe vinte nga ishulli grek Lesbo: “Durim? Cfare durimi? Cfare eshte kjo fjale? Une jam doktor.. kam paguar para per te ardhur ne Evrope nuk jam lypes.. kam paguar, kam paguar per te krijuar te ardhmen time! E shikoni kampin ku jetojme? Si kafshet! I shikoni kampin si eshte? Me gra dhe femije! Femije te keqtrajtuar! Femijet kane frike te dalin nga tenda! Dhe ju me thoni durim? Cfare durimi? Cfare eshte kjo fjale? Kam paguar para, nuk lyp askujt asgje, pervec mundesise te sherbej atyre qe jane vrare ne lufte per fajin tuaj! Durim? Cfare durimi? Cfare eshte kjo fjale? U bene vite qe presim, durimi ka kufi… “

Ja psh, me ka mbetur ne mendje klithat e nje emigranti Qe punonte ne jug te Italise: “Nuk me takojne kaq para! Akordi ishte per kaq euro zoteri!” Italiani hakerrohet dhe e qellon, denimi ishte i perditshem. Skllever te lire pa zinxhire, pa te drejten e fjales, pa nje banese njerezore, pa uje, pa drita, pa tualet. Njelloj si primitivet. Ja psh, nje grup kinezesh per te ardhur ne Itali Paguan para nje kamioni te madh. Te gjithe vdiqen. Njera ne momentet e fundit I therret nenes se saj: Me vjen keq nene, udhetimi vajti keq, po vdes.” - Fragment

Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page