NJERIU I LIG - Edlira Jorgji Doko
- rrefim i vertete
Njeriu i lig ka lindur i lig, jeton per meshire, vdes i lig
E ka katarre nga tre engjujt qe ne djepin e lindjes;
U grinden per tre dite e per tre nete parajsa dhe ferri
Kush do pagezonte foshnjen ne barkun e nenes!
Parajsa ofroi qiellin me yje, diellin e henen e dashuri
Qe te enderronte, te ngrohej, e qe te dashurohej.
Ferri ofroi briret e gjakut, syte e kuq dhe urrejtjen
Qe te tradhetonte, te pillte shpifje, te deshtonte.
- Jo, tha nena e foshnjes: Jeni te pa drejt! Une i dua
gishtat e dores njelloj, me dhemb njelloj jeta ime.
E deshperuar, filloi mos degjoj liturgjite e ardhura nga larg
Rrembeu krijesen pa u menduar aspak!
Iku, u arratis, ne nje shpelle pa drite.
Oh, ne dimer u mpi trupi, loti u be gur
Pa ngrene pa pire, preu gjoksin per femije
Te behej i madh, te rritej burre!
Keshtu si ne nje legjende te vjeter
Naten ne gjume i shfaqet nje plak i varfer i njohur:
Bijo, vritet tet bir, se do ta bej ai ty neser
Beje pas mesnate, ngrihu te them, nga vdekja - zgjohu!
Nena, mblodhi perqafimin me fort rreth saj
Puthi te birin, plot endje, sic ben cdo nene
Nderoi vendin e pare, e zuri kryqin ne qafe
Ne buze vuri nje ninulle lart ne hene.
Kaluan vite, djaloshi u rrit plot miresi
Nga koka tek kembet, me armature hekuri u vesh
Me pas hipi krenar mbi kalin e zi
Me turkun u be aleat, ky peshqesh.
- fragment