top of page

ATDHEU NE ANKAND(ed) - Edlira Jorgji Doko


ATDHEU NE ANKAND (ed)

Ne atdheun tim, ne atdheun tend (ed)

Ne vendin tim, ne vendin tend (ed)

Ne boten time, ne boten tende (ed)

Ne jeten time, ne jeten tende (ed)

Gjeni cdo gje qe ju llahtaron shpirti,

mjafton te kerkoni, e do ta gjeni:

Doni qeveritar pa shkolle t'ju qeverisin? I gjeni.

Doni avokat e gjyqtar e kortin suprem te korruptuar? I gjeni me portofolin plot.

Doni doktora qe s'japin dot diagnoz vetes? I gjeni ne spital.

Doni profesora veshgjate e bythperdredhur? I gjeni, i gjeni ne universitet.

Doni psikolog e psikiater pa ndjenja njerezore? I gjeni ne jetimore.

Doni mafioz te blini arme e droge ? I Gjeni ne qeveri dhe kudo.

Doni historian qe nuk dine ku bie kryeqyteti i tyre? I gjeni, eh c'te gjetur.

Doni analist qen qe lehin cdo sekond per nje kothere? I gjeni pa pagese.

Doni gra te zhveshura te japin lajmet ne media? I gjeni pa problem.

Doni burra injorant me mikrofon ne media? I gjeni pa frike.

Doni gazetar te shitur djallit? I gjeni me tonellate.

Doni shkrimtar qe vjedhin e bejne libra fallco? E, ketu thyhet cdo rekord.

Doni gra qe zhvishen per nje cmim? I gjen murdalleket gati.

Doni njerez tinzar e sociopat? I gjeni, sa te doni.

Doni popullin te shushatur? E gjeni ne cdo votim.

Doni njerez te ndershem? I gjeni vetem, luftojne vetem.

Doni sy, melci, zemra, shpirt e gjak njeriu? I gjeni ne cdo treg.

Doni puthaduarsh e kembelepires? Sa te duash.

Doni nje cope det, liqen, toke a qiell ? Ne vend.

Doni poet te ngritur nga varri? I gjeni.

Doni njerez te burgosur me zhinxhir ne fyt qe te bertasin si te lire? I gjeni me shumice e ulje cmimi.

Doni hipokrit te dores se pare? I gjeni ne social.

Doni analfabet te shkolluar? I gjeni si pikat e shiut.

Doni parti per te vjedhur parate e kombit? Nga 30 vjet tashme.

Shqiptaret e mi (ed),

E doni atdheun ne akand? Ja tek e keni;

Ti qe je ortodoks, - Ave Greqia.

Ti qe je mysliman, - Ave Turqia.

Ti qe je katolik - Ave Italia.

Ti qe je protestant, - Ave Amerika.

Po Ave Shqiperia? Nuk ka Ave Shqiperia.

Shenim: cfare eshte shenuar me ed, eshte sjell per here te pare ne letrat shqipe nga une, autoret e tjere me pas. U pelqyen e ndan ne turm. Eshte virtyti i shekullit te fundit.

Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page