BURRAT E VEGJEL - Edlira Jorgji Doko
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_8dd9556eca994c86b09caf6517735842~mv2.jpg/v1/fill/w_540,h_960,al_c,q_85,enc_auto/9188e2_8dd9556eca994c86b09caf6517735842~mv2.jpg)
Burrat e vegjel njihen ne sy, ne sjellje, ne cdo veprim qe kryejne
Burrat e vegjel po nuk paten ate qe duan shpifin, urrejne pa shkak
Burrat e vegjel futen ne bisede, me marifet, qe te mesojne te verteten
Burrat e vegjel i kemi trashegimi nga bota e lashte!
Burrat e vegjel deshirojne nje sekret, jeten private, medoemos
E shfrytezojne rastin per nje kolltuk, duke vdekur te pafajshem
Hiqen te lare e te paster, sa thua: eh, si ky ne bote nuk gjen dot
Por mbas vogelishtes fshihet - ferri i hatashem!
Burrat e vegjel hiqen megaloman, te sukseshmem e ziliqar
Me buzeqeshje ne buze e fjale te embel te mpijne si vjeshta
Burrat e vegjel i gjeni si llafazane, plot mllef e pa karar
Gjaperinj ne gji, ne jete si pleshta!
Burrat e vegjel nuk quhen njerezit e thjesht e punetor
As hallexhinje emigrant ose fshataret me kallo te vjetra - plage
Burra te vegjel quhen ata, shtresa me pozite e dipllome
Qe shkaterrojne shoqerine e vetmbahen "intelektual"!
Burrat e vegjel perfitojne dobesite e grave te medha gjithmone
Kaq, sa kur bien ne heshtje, ngulin thiken pa pritur e pa kuptuar
Sado te qash o te besh kryqin me lutje, mundimi shkon bosh
E kane ne gjak e per nder te emerohen , "tradhetar te afermuar!
Burrat e vegjel dashnoret ne fantazi te semure i quajne "putana"
Se lindin nga nena putana, gjyshe, e vijne 500 breza gra me turp
Martojne gra putana, bejne vajza putana
Sepse burat e vegjel, nuk behen dot BURRA - KURRE!..
-.-
Me thote nje shoqe: SI TI NJOHIM BURRAT E VEGJEL?
- SHUME E THJESHT, TREGOHU TE VERTETEN!
Bien viktime spiunet, deshtaket pa breke
Me armiqte e tu bejne, - nje orgazme perfekt!
BURRAT E MEDHENJ
Burrat e medhenj linden nga gra dinjitoze, nga gra te varfra, qe luftojne vetem
Burrat e medhenj jane elegant ne paraqitje, ne sjellje, te bukur ne shpirt.
Burrat e medhenj jane fara e persosur e njerezimit, gjurma e jetes
Burrat e medhenj jane etje me art e me kulture, legjenda ne histori!
Burrat e medhenj e duan atdheun e tyre sic duan nenen, bashkeshorten, femijet e tyre
Shume te beses ne fjale, te matur, kokefort e me damar pasional
Te bejne te ndihesh ne qiellin e fundit nga prezenca ne krahe
Te behen shi ne shkretetire, dhe ortek, dhe ne dimer zjarr!
Burrat e medhenj nuk jane vetem ata me keto virtyte o njohuri
Qe te harrojme pjesen me te madhe te baballareve, oh dhembshuri
Burra te medhenj jane dhe punetoret ne fabrike, ne miniere, ne are
Se kane ne kraharor zemer - nje bote te madhe plot miresi!
Burra te medhenj jane dhe lypsaret ne rruge, dhe te pastrehet
Qe nuk bejne keq askujt, qe mbajne prane kafshet o sendet e shtrenjta
Qe flene mbi nje bankine te prishur, qe presin nje dite te re
Te zgjohen gjalle nga martiri i nates, pa dhune e pa shenja!
Burra te medhenj jane dhe ata djalmosha qe marrin atidepresiv
Se nena u grind me babain e gjeti burre tjeter, iku nga shtepia
Burra te medhenj jane edhe ata me nje doze ne shiring
Se i braktis e dashura, se i tradhetoi dashuria!
Burra te medhenj jane dhe ata si im ate, si xhaxhallaret, si fshati im
Burra te medhenj ne krushqi, ne buke e ne trabiat
Kur me kujtohet babai si ndihmonte nenen me pikellim
Kur mbushte stomakun me lot, e si kenaqej me pak!
Burra te medhenj jane dhe ata si im shoq, si dy djemte e mi!