KRITIKE E PERGJITHSHME - Edlira Jorgji Doko
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_60973e9e7c544e25a85d86fdeb4e3ac2~mv2.jpg/v1/fill/w_980,h_582,al_c,q_85,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/9188e2_60973e9e7c544e25a85d86fdeb4e3ac2~mv2.jpg)
KRITIKE E PERGJITHSHME nga Edlira Jorgji Doko
Ne baze te leximit shpirteror, ne baze te asaj qe publikohet ne internet, ne baze te kapacitetit tim individual, une si poete teper e ndjeshme, dhe e vertete ne perceptim te figurave me fjale te thjeshta, popullore, metaforike, o me krahasime Jap mendimin tim personal per cdo poet; E jap, se kam aftesi ta bej,
sepse luaj ne shpine time. Eshte fusha ime. Di kush eshte sulmuesi, di kush eshte mbrojtesi, di kush eshte arbitri, di kush eshte hapsajt, di kush merr kupen e fitores.
Dhe qe te njohesh ne thellesi
dhe te deshifrosh damaret e mendjes Eshte nje adrenaline unike qe mbartin poetet e bekuar ose sic i quaj me gjuhe popullore: BIO. Nje adrenaline qe te jep pushtet te hysh ne cdo qiell, te prekesh yjet, te digjesh nga dielli, te flasesh me henen, e te sodisesh cdo fjale ne perberje qe kendojne profetet.
Nuk eshte e thene te kesh nje fame boterore qe te zoterosh kete kryqezim emocionesh. Eshte nje teknike relative. Nje peshore pa peshe, qe ka peshen dhe dozen e sakt. Mjere nese e shton, dhe mjere nese e zvogelon. Pikerisht,
Edhe nje autor i madh mund te gaboj ne gjykim, ne nje ese, ne nje qortim letrar. Kritika eshte si gruaja. E brishte, e qeshur, e dhembur, shume gjenerosa. Po! nje autor qe shkruan per te tjere, eshte me shpirt gjigand. Me teper e madhe kur ben kritike pa interes ose pa smire. Kritika eshte vertetesi. Dhe vertetesia mbetet kritike.
Asnjehere nuk behet kritike letrare sepse eshte autor i madh, sepse me poston ne blog, sepse me jep nje cope leter ose sic quhet me lehte - nje mirenjohje qe ka vlere baraz me 0. Letra e higjenes ne tualet eshte me e vlefshme. E megjithate, ka autor qe i flakerijne cdo dite ne rrjetet sociale. E kot qe u thua, e kot qe u flet, e kot qe deshiron te miren e tyre. Kur nuk duan veten e tyre, nuk mund te jesh i ndihmuar as nga fuqia e Zotit, imagjinoni nga nje kritike verbale ose te shkruar teknikisht perfekt.
Nje kritike e zellshme, e paster, shembullore, nuk i behet kurre nje shkrimtari. Nje shkrimtar eshte gjeneralist, nje poet eshte indivulist. Nje shkrimtar shpeton se vertetes, nje poet tregon te verteten. Nje shkrimtar sajon nje roman, fantazon nje roman, ndersa, nje poet duhet ta jetoj me doemos. Mund te ndodh dhe fantazia, por gjithmone ka aspekt real. Gjithmone.
Dhe them:
Nje nder poetet me madheshtor i Olimpit shqiptar dhe mbas Naim Frasherit, nuk eshte Kadare, dhe as Dritero. Te dy kane qene te privilegjuarit ne sistemin komunist. Kjo i detyronte te ktheheshin ne sahanlepires dhe nuk u jepte ate liri qe deshirojne poetet. Liria per nje poet eshte atdhe, eshte nene, eshte babe, eshte vete jeta.
Dhe ketu me lindin pyetjet mua: pse Lazgushi nuk llogaritej? Kush i vinte bastunin mes kembeve te pengohej pellumbi me ze te arte? Kush kishte interes te ulej figura me madheshtore? Ai ishte nje hyrje e re ne letrat shqipe. Ishte nje gjeni.
PO! LAZGUSH PORADECI GEZON KETE KESHTJELLE IMPERIALE KU BANOJNE PERENDITE SHQIPTARE. LAZGUSHI ISHTE NJE FRYME E BEKUAR NGA QIELLI.
Lazgushi eshte potami ku pijne zogjte e Olimpit dhe sot mbas vdekjes se tij. Eshte pylli fanatik per te mbledhur nektar ne natyre te paster. Eshte oqeani me i pandotur ne brendesi. Eshte nje hapsire spaciale qe hyn e mbetesh duke kenduar, duke vallezuar, duke zgjatur jeten me bukuri te hijshme albaniane e vllahe; nje mix homogjene e persosur. Nje miksim kulturash qe edhe Mozarti do pergjunjej nje stili kaq personal.
Cmenduria e adrenalines arrin kulmin e orgazmes emocionale me potencial demoniak ne castin kur behet lozonjar. Ka ate sjellje burrerore qe te shtron mantelin e supeve mbi balte qe te kaloje nje grua. Ka ate parfum te pranveres ne shperthim qe ja te pushton, ja te jep liri; ka ate gjuhe elegante dhe seksuale qe nuk te lejon leximin pergjysem, e pamundur te mos infektohesh nga kjo simfoni me dyzet organe, e pamundur mos degjosh kembanat e shpirtit; i paimitueshem, i paperseritshem...
LAZGUSHI Eshte rrokaqielli me i lart qe sundon boten poetike shqiptare mbas NAIM FRASHERIT
Shkelqesia e Tij e Lart, Lasgush Poradeci, formon ate trekendesh stuhor te pa arrire nga askush tjeter. Ai ishte nje poet Bio, me klas dhe nje finese artistike aristokrate, demoniake, lirishmeri autentike, me nje gjuhe te pasur vetiake, autoctone. Nje general plot deshmi ne muze. Gezon dhe la trashegimi nje fjalor te tij, dhuroi nje emocion te tij, la nje gjurme nga kemba e tij. Ai ishte krijues. Ai nxirte vetem perla sa here qe merte penen te shkruante. Sa here qe hapte gojen do bente zhurme, dhe ne heshtje, dhe ne vetmi.
Prandaj dhe lihej ne fund. Prandaj dhe shume here injorohej egzistenca e tij.
Nuk ishte politikan, as i pelqente politika.
Nuk kishte frike sistemin, ishte indiferent qeverise
Kerkonte vetem qetesi, paqe, leter te bardhe, liqenin me dallge, vjeshten me nje mije fytyra, vajzen me te bukur per ta stolusur si diell, dhe dy traditat e lashta mbi koke.
Ai nuk njihte djallin, kishte shok Zotin. Ai dinte nje gjuhe: Dashurine.
- vijon