DHE SHYQYR QE NUK KAM PUSHTET - Edlira Jorgji Doko
Shyqyr qe nuk kam pushtet, e shyqyr qe nuk kam arme ne dore, ndonje thike a ndonje shigjete, ndonje bombe o ndonje shpate te lashte se ju betohem o shqiptar e o vllehe, per koke te dy femijeve te mi, per koke te atit tim shenjtor, e per koke te Krishtit ne kryq sepse do kisha bere gjeme te madhe, nga fundi tek maja, nga Albania ne Dardani; do kisha futur ne burg hajdutet do kisha zhdukur faren e kalbur do kisha bere pasterti; e nuk fal une gjak te shprishur; e nuk fal une as brinjen time per ndershmeri; e nuk fal une as nenen qe me ka bere koken kur behet fjale per liri; nuk e di nga kam marre kaq fuqi, nuk e di kush perendi jeton brenda meje, (por ju siguroj eshte fytyre engjellore) nuk e di pse zgjodhen mua te mbaj kaq dhimbje, nuk i kam pare me syte e mi te gjalle, kam patur shenja, ne trup, dridherim ne palce, kam pare lotin e akullt nga qerpiku mos shkas dhe ne mes te gushtit kur vapa gurin me dysh, e can.
Dhe shyqyr qe nuk me dhane shkop magjik, si ai qe pati Moze ne Egjipt, o liturgjine dishepullore sheruese te Krishtit, ose lakmine e Cesarit ne epoken e Romes, ose ligesine e Menelaos, djegjen e kullave, flaken Trojes,
tragjedine e Elenes, o krudeltane e Akilit mbi nje kufome te vdekur;
asgje nga keto nuk gezoj ne qiellin tim;
asgje nga ato qe bejne dhune; une kam pushtet te njoh te keqen, te shijoj te genjeshtren tej vetes se saj te shpalos koken e se vertetes ne nje pjate te florinjte; pa kerkuar asnje titull.
pse duhet te hesht tiranine dhe tradhetine?
Si behet te shikosh gra te vogla me mish gruaje ne buze
e te drejtoj gishtin nga i pafajshmi?
Si behet te shikosh burra te vegjel qe thyejne zemra pellumbeshash
e te flasin per nenen e tyre?
Dhe shyqyr qe nuk kam pushtet,
se i kisha ngrene me gjithe rroba,
i kisha ngordhur per buke e per uje
ne nje gremine ku jeta ishte vdekje;
I kisha hequr zvarr gjer tek ferri;
i kisha djegur si gjethe vjeshte;
i kisha eleminuar nga egzistenca;
dhe shyqyr qe nuk kam pushtet,
se do isha bere vrarese, e lyer me balte,
si nje gur i vjeter ne mocal,
pa nje emer mbi varr;
ose nje heroine burrerore,
ne deget e lisit shekullor,
si nje dea per t'i mbajtur mend,
udhen e ungjulleve.
- fragment